☁️
Tiranë 22°C · Vranët 14 April 2026
S&P 500 6,941 ▲0.79%
DOW 48,494 ▲0.57%
NASDAQ 23,485 ▲1.3%
NAFTA 93.61 ▼5.52%
ARI 4,820 ▲1.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $75,210 ▲ +4.44% ETH $2,364 ▲ +6.42% XRP $1.3748 ▲ +2.5% SOL $86.2900 ▲ +3.49%
S&P 500 6,941 ▲0.79 % DOW 48,494 ▲0.57 % NASDAQ 23,485 ▲1.3 % NAFTA 93.61 ▼5.52 % ARI 4,820 ▲1.11 % S&P 500 6,941 ▲0.79 % DOW 48,494 ▲0.57 % NASDAQ 23,485 ▲1.3 % NAFTA 93.61 ▼5.52 % ARI 4,820 ▲1.11 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
14 Apr 2026
Breaking
Kronika

Vizitë e një grupi gazetarësh të vendeve të BE-së, vizitojnë Drejtorinë e Policisë Tiranë

Një grup gazetarësh nga vende të ndryshme të BE-së, kanë zhvilluar një vizitë në mjediset e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për tu njohur me zbatimin e projektit për vënien në funksion të Numrit Unik të Emergjencave “112”, në kuadër të investimeve të bëra nga Bashkimi Europian në Shqipëri.

Në këtë vizitë ata u pritën nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe nga përfaqësues të tjerë të kësaj drejtorie. Në vizitën që u zhvillua fillimisht në sallën e numrit të Emergjencave “112”, Shefi i Sektorit të Sallës së Komandimit z. Klodian Bilushi, ka bërë një prezantim të aktivitetit të kësaj salle, investimin e kryer për mirëfunksionimin e saj, numrin e rasteve që trajtohen dhe menaxhimin e  thirrjeve.

Në vijim gazetarët janë njohur me investimet e tjera  në teknologji në lidhje me sistemet që përdoren nga Policia e Shtetit si Menaxhimi i Çështjes, Kamerat  e Trupit dhe Komisariati Dixhital të prezantuara nga Drejtori i Drejtorisë së Teknologjisë së Informacionit  Z. Ernest Dimashi dhe Drejtuesi i Misionit PAMECA IV, z. Giorgio Butini.

Gjithashtu gazetarët kanë zhvilluar një diskutim me përfaqësuesit e Policisë, ku është theksuar fakti se se tashmë Shqipëria ka një numër të unifikuar të emergjencave, “112”.

Sistemet informatike të instaluara në Sallën e Komandimit kanë sjellë një sërë risish. I gjithë procesi nga marrja e telefonatës deri në raportimin për ngjarjen nga patrulla, kryhet në mënyrë elektronike. Sistemi i ri për thirrjet e emergjencave “112” mundëson shfaqjen e numrit thirrës dhe vendndodhjen e përafërt të telefonuesit. Salla ka mundësi të monitorojë në kohë reale vendndodhjen e patrullave nëpërmjet sistemit “GPS”, pjesë e kamerave të trupit.

Në përfundim të vizitës, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, z. Hodaj ka prezantuar veprimtarinë e kryer për garantimin e sigurisë publike, në ambientet e brendshme të kësaj Drejtorie.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.