☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 98.99 ▼2.36%
ARI 4,774 ▲2.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,269 ▲ +2.31% ETH $2,124 ▲ +3.51% XRP $1.3526 ▲ +2.77% SOL $82.8500 ▲ +2.45%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 98.99 ▼2.36 % ARI 4,774 ▲2.03 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 98.99 ▼2.36 % ARI 4,774 ▲2.03 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Vjedhja e thesarit-Mblidhet Keshilli Mbikqyres i BSH-se

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë zhvilloi sot , një mbledhje të posaçme ku diskutoi gjetjet e grupeve të punës të ngritura për të analizuar me hollësi ngjarjen e rëndë të përvetësimit të vlerave monetare.

Godina qendrore e Bankes se Shqiperise
Godina qendrore e Bankes se Shqiperise

Sipas njoftimit zyrtar te publikuar ne faqen e BSH-se, njoftohet se, pasi analizoi me përgjegjshmëri dhe në interes të transparencës dhe informimit të publikut, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë konkludon se:

Ka përfunduar procesi i inventarizimit të plotë të të gjithë vlerave monetare (kartëmonedha) që ndodhen në magazinat e Bankës së Shqipërisë, nga e cila rezulton se vlera e monetare e munguar është 713 (shtatëqind e trembëdhjetë) milionë lekë, prej të cilave 143 milionë lekë para e nxjerrë nga qarkullimi për t’u asgjësuar.

Grupet e punës të ngritur enkas për këtë qëllim kanë arritur në konkluzionin se:

– Të gjitha aktet nënligjore që rregullojnë dhe disiplinojnë veprimtarinë për ruajtjen dhe administrimin e vlerave monetare në gjendje cash–i janë hartuar në përputhje të plotë me bazën ligjore që rregullon veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë dhe në përputhje me praktikat dhe standardet më të avancuara ndërkombëtare me të cilat operojnë bankat e tjera qendrore. Procedurat e mirëpërcaktuara në këto akte garantojnë evidencë të saktë kontabël si dhe siguri fizike të vlerave monetare në ruajtje dhe në administrim.

– Infrastruktura teknologjike është e duhura dhe garanton monitorim të vazhdueshëm të të gjithë ambienteve ku zhvillohet aktiviteti i përpunimit të cash-it si dhe të ambienteve ku ai magazinohet.

– Inventarizimet dhe kontrollet periodike janë kryer në vazhdimësi në përputhje me bazën rregullative në fuqi. Pavarësisht kësaj, mospërmbushja me rigorozitet e detyrës nga ana e disa punonjësve, ka krijuar hapësira për përvetësimin e vlerave monetare. Hetimi administrativ nga ana e Bankës së Shqipërisë për të përcaktuar përgjegjësitë individuale është në proces, ndërkohë që prokuroria, nga ana e saj, është duke kryer hetimet e duhura për të vendosur të gjithë personat përgjegjës para ligjit.

Nënvizojmë se rezervat e parasë cash (thesari për analogji) të magazinuara në Bankën e Shqipërisë në ambientet e sigurisë së lartë nuk janë prekur. Kombinimi i një sërë procedurash dhe mjetesh teknologjike të avancuara bëjnë të mundur parandalimin e çdo tentative individuale apo në grup për të aksesuar dhe manipuluar rezervat monetare, thuhet ne deklaraten e BSH-se.

Përvetësimi i parave ka ndodhur në hallkën e ndërmjetme që ka natyrën e një sporteli operacional ku kryhen veprimet e përditshme me cash-in. Në këtë hallkë, mosrespektimi me rigorozitet i procedurave nga disa prej punonjësve krijoi mundësi për abuzime të kësaj natyre.

Këshilli Mbikëqyrës kërkoi prej departamenteve përkatëse marrjen e masave energjike për korrigjimin e rasteve të shkeljes së procedurave të përcaktuara në aktet rregullative në fuqi. Banka e Shqipërisë garanton publikun se aktiviteti i saj operacional është duke funksionuar normalisht, në përmbushje të detyrimeve për furnizimin e sistemit bankar me likuiditetin e nevojshëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.