Vlorë, arrestohet 22-vjeçari. Akuzohet për trafikim personi
Policia e Vlorës ka parandaluar një rast trafikimi të një personi drejt Italisë. Efektivët e policisë bënë të mundur arrestimin në flagrancë të 22-vjeçarit Xhino Rrapaj, banues në fshatin Fitore. Sipas policisë, Rrapaj po përgatitej të trafikonte në Itali shtetasen me iniciale D.K., 24 vjeç. Rrapaj akuzohet për trafikim të personave të rritur, të mbetur në tentativë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.