☁️
Tiranë 14°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,499 ▼1.42%
DOW 46,001 ▼0.92%
NASDAQ 21,503 ▼1.95%
NAFTA 95.12 ▲5.31%
ARI 4,380 ▼3.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $68,768 ▼ -2.83% ETH $2,060 ▼ -4.72% XRP $1.3563 ▼ -3.87% SOL $86.9500 ▼ -5.15%
S&P 500 6,499 ▼1.42 % DOW 46,001 ▼0.92 % NASDAQ 21,503 ▼1.95 % NAFTA 95.12 ▲5.31 % ARI 4,380 ▼3.78 % S&P 500 6,499 ▼1.42 % DOW 46,001 ▼0.92 % NASDAQ 21,503 ▼1.95 % NAFTA 95.12 ▲5.31 % ARI 4,380 ▼3.78 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Kronika

Vlorë: Digjet automjeti i gazetarit, Genti Bellaj

Vlore-automjeti-i-djegur-i-gazetarit-Genti-Bellaj-Foto-Harilla-Koçi-525x350Persona të paidentifikuar dogjën natën, duke u gdhirë e martë, automjetin e gazetarit të Televizionit “Ora News” për Vlorën, Genti Bellaj.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02.30 të të martës, në lagjen “Lirim”, ndërkohë që automjeti tip “Lancia”, ishte parkuar pranë banesës së Bellajt. Paraprakisht mendohet se, autorët kanë përdorur për të realizuar qëllimin e tyre, lëndë djegëse, çka bëri që flakët të digjnin gjithçka brenda pak minutash.

Policia nisi një hetim për këtë ngjarje, ndërkohë që ka marrë në pyetje edhe Bellajn.

Në një prononcim për ATSH-në, gazetari i “Ora News”, e lidh këtë ngjarje vetëm me motivet që kanë të bëjnë me profesionin që ushtron.Vlore, automjeti i djegur i gazetarit Genti Bellaj Foto Harilla Koçi (1)

“Nuk ka asnjë motiv tjetër përveçse punës së gazetarit, nuk kam patur ndonjë përplasje, apo konflikt me persona të caktuar. Ishte automjeti që përdorja për të bërë punën”, thotë Bellaj. Ai shpreh keqardhjen për këtë ngjarje.

Vetëm 3 vjet më parë ai u përball me një tjetër rast të ngjashëm, kur në muajin shkurt të vitit 2011, automjeti i tij u përfshi nga flakët në të njëjtin vend.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.