☁️
Tiranë 17°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $70,955 ▼ -2.82% ETH $2,189 ▼ -3.01% XRP $1.3293 ▼ -1.72% SOL $81.8200 ▼ -3.53%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

VMRO-BDI, 560 milionë euro për çshqiptarizimin e Shkupit

Nga dyzet përmendore, fasadat, skulpturat dhe objekte të tjera të promovuara dhe paralajmëruara në vitin 2010 si pjesë e projektit kontrovers “Shkupi 2014”, deri në vitin 2015 janë ndërtuar trefish më shumë.

Çmimi i pamjes së re të Shkupit, sipas hulumtimeve të BIRN-it, të prezantuara përmes bazës së të dhënave dhe dokumentacionit zyrtar, nga 80 milionë eurot e paralajmëruara fillimisht ka arritur në 560 milionë euro.

BIRN më shumë se tetë muaj është marrë me hulumtime, duke shfrytëzuar të dhëna të marra sipas ligjit për akses të lirë tek informacionet me karakter publik.

Hulumtimi, i publikuar në formë të bazës interaktive të të dhënave “Shkupi 2014”, ka përfshirë mbi 130 objekte, të gjitha të financuara me para publike, ku si investitorë paraqiten Ministria e Kulturës, Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të qeverisë, Komuna Qendër, qyteti i Shkupit, si dhe disa komuna e shoqëri aksionere me kapital shtetëror.

BIRN dokumenton se në ndërtimin e projektit kanë marrë pjesë më shumë se 260 subjekte juridike dhe fizike. Pjesa më e madhe e tyre përsëriten si realizues dhe kanë fituar shumë tendera, kanë ndërtuar shumë përmendore dhe ndërtesa, ndërsa autorët rregullisht janë shpërblyer për zgjidhjet e tyre ideore, kryesisht të formësuar në stilin që në opinion publik njihet me termin “barok”.

Për herë të parë pas promovimit të projektit “Shkupi 2014”, BIRN ka arritur të sigurojë edhe marrëveshjet autoriale me skulptorët që kanë punuar në këtë projek. Punë e cila përfundimisht e shpërfytyroi Shkupin apo e çshqiptarizoi atë, duke harxhuar edhe paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.