Te ndryshme

Vrapuesi “i çmendur” i shkretëtirave përvëluese

Dean Karnazes është një vrapues amerikan, i cili e kalon një pjesë të mirë të kohës duke u stërvitur për maratona të pafundme në shkretëtira përvëluese kudo në botë. Rrëfimi i tij i sinqertë mund të shërbejë fare mirë si një udhëzues praktik për ata që ndajnë pasione të ngjashme

Kur Dean Karnazes vrapoi 217 kilometra pa ndalim nëpër Luginën e Vdekjes gjatë nxehtësisë së verës, temperatura ishte aq e lartë saqë, sipas tij, i shkaktoi epiteli në gojë dhe tharje fyti sikur t’i zhvishte lëkurën.

“Më shijoi shumë ajo garë”, shton vrapuesi amerikan 53-vjeçar. Në fakt, çudia qëndron në faktin se nëse e nxjerr Karnazesin në një nxehtësi 54 gradë Celsius me një erë ballore, sikur djalli të ishte duke mbajtur një pajisje temperature të lartë për shkrirje, atleti do të thoshte se nuk është ndier kurrë më parë kaq i gjallëruar.

Ky është “burri i ultramaratonës”, i cili në vitin 2005 vrapoi për 563 kilometra pa ndaluar për rreth 81 orë, që do të thotë se ai ndenji tri ditë pa gjumë. Më vonë, Karnazes u shpreh se ai kishte përjetuar atë që njihet si “vrapimi në gjumë”, ku trupi i tij vazhdonte lëvizjen, ndërsa mendjen e kishte të fjetur.

Një vit më vonë, ai vrapoi në 50 maratona për 50 ditë njëra pas tjetrës në secilin shtet të Amerikës.

Më pas, Karnazes bëri maratona në Sahara, Gobi, Atakamë dhe shkretëtirat e Arktikut, duke fituar të katërta pjesët e Garës së 4 Shkretëtirave në vitin 2008.

Përpara Maratonës së Shkretëtirës së Omanit, që është 164 kilometra e përfunduar me gjashtë faza, atleti iu përgjigj pyetjeve mbi mënyrën se si e përballon të nxehtin, si porosit për të ngrënë gjatë vrapit dhe cila është sfida e ardhshme e tij. Më poshtë, përmbajtja e intervistës që mund të shërbejë më së miri si një udhëzues praktik për këdo që mund të ndjekë synime të ngjashme.

Përse vraponi?

Vrapimi është një shprehje e lirisë njerëzore. Më bën të ndihem gjallë dhe më lidh me atë që jam dhe atë çka jam.

Cila është e veçanta e vrapimit në shkretëtirë?

Përveç nxehtësisë dhe mjerimit që sjell, ka shumë bukuri në natyrën përreth, në ato toka të pabanuara.

Cilat janë kushtet më ekstreme në të cilat keni vrapuar?

Kam vrapuar për 217 kilometra pa ndaluar nëpër Luginën e Vdekjes në mes të verës. Temperaturat varionin nga 54 gradë Celsius dhe kishte një erë tepër të nxehtë që më rrihte fytyrën. Frymëmarrja e ajrit të nxehtë më thau gojën dhe fytin. Por më pëlqeu shumë ajo garë.

Cili është regjimi juaj i stërvitjes për një maratonë shkretëtire?

Për të ndihmuar në përshtatjen me kushtet e motit të nxehtë, vrapoj me një gëzof me kapuç që është për ski në dimër. Më ndihmon të ngre temperaturën e brendshme që të përshtatem me atë që do të kem kur vrapoj në shkretëtirë. Gjithashtu, bëj pompa brenda një saune në palestër. Sigurisht, dukem qesharak kur bëj këto gjëra, por kam mësuar ta duroj nxehtësinë.

Çfarë ju pëlqen më së shumti te vrapimi?

Për ata që pëlqejnë gjërat ekstreme, nuk ka si kjo gjë. Vrapimi nëpër Luginën e Vdekjes në pikë të vapës ose në shkretëtirën Atakama në kushte të ngjashme me ato të Marsit, nuk është eksperiencë që mund ta përjetosh dy herë në jetë. Kur vrapoj në shkretëtirë, largohem nga bota, por gjithashtu lidhem ngushtë me të.

Çfarë nuk ju pëlqen?

Nuk pëlqej flluskat e ujit që më dalin në këmbë pas vrapit. Përdor një shiringë për t’i tharë, sepse nuk mund ta duroj dhembjen.

Keni porositur ndonjëherë pica gjatë vrapit? Çfarë gjërash të tjera të pazakonta keni ngrënë kur vraponi?

Nuk mendoj se do ta heq nga mendja e njerëzve atë shpërndarje të picës. Kam porositur gjithashtu ushqim kinez.

Është e vërtetë që nuk bëni nxehje?

Një nga mentorët e mi, Jack LaLane, dikur tha: “Keni parë një luan të bëjë nxehje?” Ndoqa këshillën e tij.

Dëgjoni muzikë kur vraponi?

Dëgjoj libra audio. Kam ndoshta 300 deri në 400 libra në audio. Dikur më pëlqente të lexoja, por duke kaluar shumë kohë në stërvitje, nuk e vazhdova dot. Tani më pëlqen të dëgjoj libra.

Çfarë ka në çantën tuaj të shpinës?

Xhel energjie, gjalpë bajameje dhe kokrra kafeje të mbuluar me çokollatë.

Cila është pajisja më e shtrenjtë që merrni me vete në vrap?

Ndoshta syzet e mia të diellit. Kam marrë masa për të mbrojtur sytë qëkurse dal shumë në diell. Është i vetmi vend ku nuk kursej.

Cila është shprehja juaj e preferuar rreth vrapimit?

Një proverb portugez që thotë: “Kush vrapon për kënaqësi, nuk lodhet kurrë”. Më pëlqen shumë kjo.

Çfarë këshille të dobishme keni marrë për vrapimin?

“Pyet 100 vetë e bëj si di vetë.” Ne të gjithë jemi të ndryshëm dhe unikë, ndaj duhet të eksperimentojmë me atë që na vjen më së shumti për shtat. I ndjek këshillat vetëm kur gatuaj.

*Burimi: CNN

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button