🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.22 ▲0.14%
ARI 4,041 ▲2.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,400 ▲ +2.47% ETH $2,325 ▲ +3.31% XRP $1.2820 ▲ +2.31% SOL $93.3600 ▲ +1.92%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.22 ▲0.14 % ARI 4,041 ▲2.56 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.22 ▲0.14 % ARI 4,041 ▲2.56 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Kronika

Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil, qeveria portugeze: Po monitorojmë rastin, nuk kemi ende njoftim zyrtar

Qeveria portugeze ka reaguar zyrtarisht këtë të mërkurë, lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Ksamil, ku një turist 20-vjeçar, Luis Miguel Varela Mendes nga Portugalia, u gjet i vdekur në orët e para të mëngjesit të së martës në Ksamil, pas një konflikti që ka degraduar në përdorimin e thikës nga një 29-vjeçar, Sokrat Vata.

Përmes një deklarate për stacionin radiofonik portugez Renascença, Raquel Trindade, nga zyra e Ministrit të Punëve të Jashtme të Portugalisë, konfirmoi se qeveria portugeze po monitoron rastin e vrasjes, teksa theksoi se nuk ka informacion zyrtar për atë që ka ndodhur dhe as ndonjë hetim të mundshëm të kryer nga autoritetet në Tiranë.

“Ministria e Punëve të Jashtme po ndjek rastin e këtij shtetasi portugez që vdiq në Shqipëri dhe, nëpërmjet ambasadës së saj në Romë dhe gjithashtu konsullatës së nderit në Tiranë, po bashkëpunojmë me autoritetet lokale”, komentoi ajo, e cila konfirmoi se, “për momentin”, ende nuk dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur.

“Ne e dimë nga shtypi lokal se ka pasur arrestime, por për momentin nuk kemi ende informacion përmes rrjetit tonë”, shtoi Raquel Trindade, e cila siguron se Ministria e Punëve të Jashtme “do të vazhdojë të monitorojë atë që është e nevojshme, si me autoritetet lokale ashtu edhe me familjet”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.