☁️
Tiranë 12°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,641 ▲ +0.26% ETH $2,259 ▲ +0.45% XRP $1.2556 ▼ -0.33% SOL $95.7600 ▼ -0.79%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kosova

​Aktakuzë ndaj dy personave për mashtrim me transplant të veshkës

Prokuroria Themelore në Pejë ngriti aktakuzë ndaj dy personave me inicialet V.H. dhe A.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë kryer veprën penale “Mashtrimi”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri V.H., gjatë periudhës nga 26 maji 2021 deri më 29 shtator 2023, në fshatin Lubeniq, Komuna e Pejës, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, dyshohet se e ka mashtruar të dëmtuarin, duke e vënë dhe mbajtur atë në lajthim përmes paraqitjes së rreme të fakteve.

Sipas aktakuzës, i pandehuri V.H. dyshohet se është paraqitur rrejshëm si mjek në specializim në një spital në Turqi dhe i ka premtuar të dëmtuarit se do t’i mundësonte kryerjen e transplantimit të veshkës. Në këtë mënyrë, sipas aktakuzës, i pandehuri ka kërkuar dhe pranuar nga i dëmtuari mjete financiare, kinse për shpenzime spitalore dhe procedura lidhur me transplantimin.

Tutje, sipas aktakuzës, i pandehuri dyshohet se ka përdorur në mënyrë të rreme të dhëna, dokumente dhe emra të mjekëve të një spitali në Turqi, me qëllim të krijimit të bindjes tek i dëmtuari se procedura e transplantimit do të realizohej, duke i shkaktuar atij dëm material në shumën prej 134,761.00 euro.

Ndërkaq, i pandehuri A.K., sipas aktakuzës, dyshohet se ka ndihmuar në kryerjen e kësaj vepre penale, duke e njoftuar të dëmtuarin për të pandehurin V.H., duke e paraqitur atë rrejshëm si mjek në Turqi dhe duke i krijuar besim të dëmtuarit lidhur me kompetencat dhe mundësitë e tij për organizimin e transplantimit të veshkës.

“Për personin tjetër të përfshirë në rast, i cili sipas aktakuzës dyshohet se është paraqitur si dhurues i veshkës, procedura penale është veçuar.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruara si më lartë.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit t’i shpallë fajtorë dhe t’i dënojë sipas ligjit për veprat penale të cilat u vihen në barrë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Pejë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.