☁️
Tiranë 15°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.76 ▲2.13%
ARI 4,562 ▲0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,518 ▲ +1.42% ETH $2,058 ▲ +3.01% XRP $1.3484 ▲ +1.06% SOL $83.9600 ▲ +2.09%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.76 ▲2.13 % ARI 4,562 ▲0.83 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.76 ▲2.13 % ARI 4,562 ▲0.83 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kronika

Vrasja e biznesmenit në Tiranë, kjo është makina luksoze “G Class” e Edmond Papas: 49 vjeçari erdhi për të vizituar nënën në spital

Ky është mjeti luksoz, i tipit “Mercedes-Benz G-Class” në pronësi të 49-vjeçarit Edmond Papa, i cili mbeti i vrarë ditën e djeshme në atentatin në Tiranë. 

Makina luksoze shihet e parkuar në anë të lokalit në zonën e selitës ku u ekzekutua 49-vjeçari. Papa u qëllua me 9 plumba në rrugën “Fadil Bodinaku”, në momentin kur po futej në lokalin në pronësi të personit me inicialet V. Sh.

Autori, ende i paidentifikuar kishte vënë një kapuç për të mos u parë nga personat që ishin në lokal. Në momentin që Papa hyri në lokal dhe porositi kafenë, autori u fut brenda dhe e qëlloi me 9 plumba. Pa thënë asnjë fjalë, ai ka shkuar tek tavolina e 49-vjeçarit dhe ka nxjerrë pistoletën tip Glock dhe e ka qëlluar.

Biznesmeni e goditi me një tavëll duhani që kishte në dorë, por kjo nuk i pengoi plumbat. Trupi i 49-vjeçarit ra në tokë dhe banorët e zonës e dërguan në spitalin e Traumës, por ai nuk arriti të mbijtonte.

Policia tashmë ka kryer sekuestrimin e kamerave të sigurisë për të kryer zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Kamerat e sigurisë të zonës dhe jashtë lokalit ku ndodhi vrasja kanë fiksuar momentet kur autori ka qëndruar për disa minuta në këmbë pranë pallatit ku banonte vëllai i 49 vjeçarit.

Pranë grupit hetimor bëjnë me dije se autori ka qenë i mirë informuar për lëvizjet e 49 vjeçarit.

Edmond Papa kishte ardhur mesditën e të premtes bashkë me nënën e tij nga Saranda në Tiranë për të vizituar këtë të shtunë tek mjeku nënën e sëmurë.

Edmond Papa ka disa prona në zonën e Ksamilit në Sarandë, mes tyre dhe një hoteli të njohur “Blue Sky” në qytetin bregdetar.

Policia po heton nëse ka pasur konflikte së fundmi. Një tjetër pistë është dhe ajo e prishjes së pazareve të drogës, ku po hetohet aktiviteti kriminal i tij jashtë vendit (Greqi).

2 Komente

  • Andis 24 December 2022, 06:14

    Tani me ditet e sotme nuk te ben njeri kurrgje po nuk i pate shkel ne kallo ose prere ne bese. Ka limite dhe kufij maredhenia midis grupeve kriminale

  • SEO Guy 03 January 2023, 05:12

    Nuk na duhen makinat por emrat e vrasesve. Policia mos te flej gjume por te beje detyren qe ka marre persiper.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.