Kronika

Vrasja e Dritan Lamaj, përfundon mbrojtja për Arben Frrokun, vendimi të premten

“Kërkoi drejtësi dhe pafajësi”. Me këtë fjali të thënë nga Arben Frroku është mbyllur seanca e sotme e mbrojtjes në Krimet e Rënda ndaj personit të akuzua për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.

ARBEN-FRROKU-NE-GJYQPas tre orësh mbrojtje, Arben Frroku ka thënë vetëm këtë fjali. Gazetarja e Neës24 Klodiana Lala bëri me dije se Frroku ka replikuar me njërin prej Prokurorëve duke i thënë se ky e fundit kishte inate personale me të. E gjithë mbrojtja kishte si qëllim të vërtetonte faktin që Arben Frroku nuk ndodhej në vendin e ngjarjes mbrëmjen kur u qëlluar Dritan Lamaj dhe sipas tyre ndodhej në Elbasan.

Gjykata nuk e dha vendimin përfundimtar por i dha dy ditë kohë vetes për të shqyrtuar një dosje voluminoz. Ditën e premte pritet të jepet vendimi për Frrokun. Ndonëse prokuroria ka renditur një sërë provash dhe faktesh, avokatët e Arben Frrokut i kundërshtojnë këto prova.

Prokuroria ka kërkuar për Frrokun burgim përjetë. Në të gjitha seancat e zhvilluara Arben Frroku ka mohuar të jetë autori i vrasjes së Lamaj. Kryekomisari u vra në 24 shkurt të vitit 2013, 100 metra larg shtëpisë së tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button