Kronika

Vrasja e kryekomisar Lamajt, prokuroria: Burg përjetë Arben Frrokut. Mbrojtja: Absurde, dëshmitari i mbrojtur ishte i paguar

Prokuroria ka kërkuar sot dënimin me burgim te perjetshem për Arben Frrokun, arrestuar si i akuzuar për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt.

arbenfrroku
Arben Frroku në Gjykatë

Ne seancen e sotme gjyqesore ka qene radha e akuzes per te bere te ditur kerkesen per denimin e te akuzuarit. Gjate leximit te pretences, pasi e ka cilesuar fajtor per vepren penale te vrasjes se Lamajt, prokurori ka kerkuar denimin e Frrokut me burg perjete.

Leximi i pretences zgjati dy ore dhe ne te u lexuan gjithe deshmite, perfshire edhe ate te deshmitarit te mbrojtur.

Avokatet mbrojtes: Deshmitari i mbrojtur u pagua, asnje prove per fajesine e Frrokut

Ne mbyllje te kesaj seance avoktate mbrojtes te Frroku nuk jane shprehur te habitur, duke thene se e prisnin kete konkluzion nga ana e prokurorise, duke e akuzuar ate se nuk solli asnje prove per te faktuar fajesine apo perfshirjen e klientit te tyre ne vrasjen e Lamajt.

Avokatet mbrojtes te Frrokut

“E prisnim. Konkluzionet ishin pjellë e fantazisë së prokurorisë, por nuk kishte asnjë referencë në provat e sjella. Gjykimi solli më shumë prova se vetë hetimi, nuk arritën të provojnë asnjë episod apo të dhënë që Frroku është autor. Është bërë zakon tashmë që në mungesë të provave prokuroria kërkon dënime të ashpra për të krijuar idenë në opinion që cështja është e provuar. Rasti i vrasjes së komisarit është shumë i rëndë, por Frroku s’ka lidhje me ngjarjen, prokuroria akuzon Frrokun për vrasje në bashkëpunim, por pa zbuluar bashkëpunëtorët”- tha mbrojtja.

Sipas mbrojtjes, dëshmitari i vetëm i komentuar në media është ai i mbrojtur me identitet të rremë, por që u dekonspirua.

“Ai ishte i paguar për këtë punë, që shkëputi marrëdhëniet me shërbimin e mbrojtjes, iu vu eksploziv në makinë dhe u fut në mbrojtje, janë vepra penale që i kryen shteti dhe gjykata në dijeni të identitetit bën sikur nuk e di dhe nga mosprania e identitetit të saktë u rrëzuan shumë nga provat tona”- tha avokati.

***

Lamaj u ekzekutua me 24 shkurt në 2013. I pandehuri nuk e ka pranuar akuzën dhe ka thene se ate dite nuk ishte ne Tirane, por ne Kapshtice, pasi ishte rruges per ne Greqi.

Për të rrëzuar këtë alibi, gjykata bëri edhe eksperimentin për të vërtetuar se sa orë duhet për të mbërritur në pikën e kalimit kufitar nga shtëpia e Dritan Lamajt.

Per kete vetem pak seanca me pare Gjykata për Krimet e Rënda pranoi si provë eksperimentin hetimor të 25 shkurtit, i kryer në funksion të procesit gjyqësor ndaj biznesmenit Arben Frroku.

Pjesë e debatit në sallën e gjyqit u bë edhe vetë i pandehuri, i cili kërkoi me ngulm që Gjykata të verifikojë qelizën e tij të telefonit, për të provuar që në momentin e ngjarjes ai ndodhej në Elbasan. “Nëse provohet që s’kam qenë në Tiranë, po në prefekturën e Tiranës, unë e marr përsipër vrasjen”, tha ate seance Frroku.

rroku akuzohet për vrasje në rrethana cilësuese kryer në bashkëpunim dhe mbajtje të armëve luftarake.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button