🌦️
Tiranë 12°C · Rrebesh i lehtë 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,655 ▲ +0.44% ETH $2,004 ▲ +1.12% XRP $1.3425 ▲ +0.62% SOL $83.0200 ▲ +0.07%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kronika

Vrasja e Liridona Ademajt e mirëorganizuar, arrestohet edhe një tjetër person i përfshirë në krim

Ka shkuar në katër numri i personave të arrestuar për vrasjen e Liridona Ademajt në Kosovë.

Sipas mediave në Kosovë, policia ka ndaluar personin që ka siguruar armën e krimit. Në pranga ra Tomë Dodaj, 49-vjeçar, nga fshati Novosellë i Gjakovës.

Dyshohet se ai i ka dhënë pistoletën Naim Murselit dhe Granit Plavës, të cilët e përdorën më pas për ngjarjen e rëndë. Pas dëshmive të të arrestuarve dhe hetimeve, policia ra në gjurmët e tij dhe e ka ndaluar. Gjatë kontrollit të shtëpisë së Dodajt, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri.

Pra duket se vrasja e vajzës ka qenë e mirëorganizuar. Autorët janë kujdesur dhe për sigurimin e armës së krimit, por duket se Naim Murseli është tradhtuar nga të gjithë.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor teksa ishte duke udhëtuar me fëmijët e saj dhe bashkëshortin. Makinës i doli par një person dhe fillimisht u raportua si grabitje. Ai e qelloi atë duke e lënë të vdekur. Më pas u zbulua se në fakt, vrasja ishte porositur nga burri i saj Nim Murseli.

Bashkë me të u arrestuan, Granit Plava, personi që shkrepi armën dhe një i afërm i Murselit, i përfshirë dhe ai në hartimin e planit. Ende nuk dihen arsyet që e shtynë Naimin tëporosisë vrasjen e gruas së tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.