Kronika

Vrasja e policit të RENEA-s në Lazarat, Gjykata lë në burg Dritan Shurdhin

Gjykata e Krimeve të Rënda la në burg edhe një tjetër të akuzuar si anëtar i grupit që qëlloi mbi forcat RENEA në Lazarat, ku mbeti i vrarë efektivi Ibrahim Basha. Dritan Shurdhi doli para trupi gjykues nën akuzën për pjesëmarrje në sulmin ndaj forcave të rendit. Prokuroria paraqiti si prova faktin se gjatë analizave të policisë shkencore, në duart dhe në krahët e tij u gjetën shenja baruti. Një ditë më parë Gjykata e Krimeve të Rënda la në burg edhe vëllezërit Arbjon dhe Alban Aliko, të dyshuar si personat që kanë qëlluar fugonin e RENEA –s. Por ata i mohuan akuzat.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button