Kronika

Vrasja në Vlorë/ Gruaja: Na trokitën në derë. Hetimet: Dyshohet se spiunoi për parcelën me hashash

“I pashë në fytyrë personat që vranë burrin tim. Trokitën në derë dhe kur Fatjoni ra në tokë u shokova”. Kështu ka deklaruar para hetuesve të çështjes bashkëshortja e 40-vjeçarit Fatjon Sinani, i cili mbrëmjen e së martës u ekzekutua në banesën e tij në Vlorë. Në gjendje të rëndë psikologjike, gruaja i ka treguar policisë se autorët ishin dy persona, të cilët u trokitën në derë, më pas ndodhi edhe krimi i rëndë. Ndërkaq, pas ngjarjes policia bëri me dije se kishin mundur të arrestonin njërin prej autorëve të dyshuar.

Neritan Qejvani është marrë në pyetje nga uniformat blu për të hedhur dritë mbi krimin e rëndë, por 42-vjeçari ka mohuar të jetë autor i vrasjes. Burime të besuara pranë policisë bënë me dije për “Gazeta Shqiptare” se Qejvani u ka thënë hetuesve se nuk ka lidhje me vrasjen e ndodhur, por se ka qenë duke kaluar rastësisht aty. Të njëjtat burime pohuan se me anë të metodave specifike të hetimit është identifikuar edhe i dyshuari i dytë dhe është duke u punuar për kapjen e tij. Në polici ka pasur disa persona të shoqëruar, mes të cilëve edhe familjarë e miq të viktimës, si dhe persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Fatjon Sinani, me origjinë nga Tropoja, prej 4 vitesh jetonte në Vlorë me bashkëshorten e tij.

Një ndër pistat e policisë është se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të ndonjë gjakmarrjeje të mundshme që familjarë të tij mund të kenë pasur në qytetin e origjinës. Por, burime nga policia e Tropojës pohuan dje për “GSH” se familja Sinani nga fshati Gri i Njësisë Administrative Bujan, nuk ka probleme hasmërie. Edhe banorë të zonës pohuan se është një familje shumë e mirë, e urtë e punë-tore dhe nuk kanë konflikte me askënd. Ndërsa për viktimën, banorët thanë se ishte tip disi i rrëmbyer. Po sipas tyre, ai ishte zhvendosur 4 vite më parë në Vlorë, jo për shkak të hasmërisë, por për faktin se bashkëshortja e tij ishte nga Vlora.

Bashkëshortja e Fatjon Sinanit, në gjendje të rëndë psikologjike i ka thënë policisë se në momentin që një person u trokiti në derë, burri i saj ka shkuar ta hapë. Pas saj ka shkuar edhe ajo vetë, e në atë moment ka parë dy personat e panjohur para derës dhe me armë në dorë. “Ata qëlluan me armë burrin tim. Kur Fatjoni ra në tokë, u shokova. Nuk di se ç’ndodhi më tej”, – ka rrëfyer gruaja e 40-vjeçarit, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Burime pranë policisë bënë me dije se për shkak të gjendjes së rëndë në të cilën ndodhet, nuk ësh-të bërë i mundur ballafaqimi i gruas së viktimës me personin e arrestuar, për të forcuar edhe të tej dyshimet se Neritan Qejvani është autori i krimit. Ky i fundit ka mohuar të jetë atentatori dhe është shprehur se nuk kishte asnjë njohje me viktimën. “Nuk e njoh personin që është vrarë. Nuk jam unë autori i krimit. Aty pranë kam qenë duke kaluar rastësisht”, – ka pohuar 42-vjeçari. Qejvani u arrestua nga policia e Vlorës në dalje të lagjes “Partizani”, vetëm pak minuta pas vrasjes. Ndërkaq, në polici janë mar-rë në pyetje edhe të afërm të viktimës, të cilët kanë pohuar se nuk ishin në dijeni të ndonjë konflikti që ai mund të ketë pasur me ndonjë person dhe se Fatjoni nuk ka shfaqur asnjë shqetësim gjatë ditëve të fundit. Vrasja e 40-vjeçarit u shënua rreth orës 22:10, në lagjen “Partizani” në Vlorë, ndërsa në vendin e ng-jarjes u sekuestrua edhe pis-toleta e tipit “Beretta”.

Hetimet: Dyshohet se spiunoi për parcelën me hashash

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga hetimi i vrasjes së ndodhur dy ditë më patë të 40-vjeçarit, Fatjon Sinanit në Vlorë.  40-vjeçari, i cili ishte me origjinë nga Tropoja u ekzekutua në derën e shtëpisë së tij në Vlorë nga persona ende të panjohur. Dy ditë pas vrasjes së tij, një nga pistat e hetimit ku po heton policia lidhet me kultivimin e kanabisit. Ndonëse fillimisht dyshimet për ekzekutimin ranë mbi ndonjë konflikt ose ngjarje të kaluar në Tropojë, duket se kjo pistë ka rënë.

Dyshohet se Sinani ka punuar vitin e kaluar në një parcelë me kanabis në një fshat të Vlorës. Zbulimi i saj nga policia, dyshohet se ka qenë pikërisht 40-vjeçari nga Tropoja që ka dhënë informacion, çka mund të ketë çuar në vrasjen e tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button