Kronika

Vrasje në Durrës, ekzekutohen dy persona; njëri prej tyre Ervin Dalipaj

Dy pesona janë qëlluar për vdekje me armë zjarri në një atentat të ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë në afërsi të Sukthit.

Mësohet se viktimat po udhëtonin në një automjet tip “Audi”, ndërkohë që janë arritur nga një makinë tjetër, e cila dyshohet të ketë lëshuar në ecje një breshëri me plumba.

Sipas policisë kemi të bëjmë me një atentat të mirëorganizuar dhe dyshohet se viktimat mund të kenë pasur konflikt me autorët.

Një nga viktimat është Ervin Dalipaj, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Gazmend Collakut në Durrës pas arrestimit të Denis Shtrazës.

Ky i fundit u akuzua për rrëmbim dhe torturim të Çollakut. Dalipaj ka qenë ish-drejtues i Policisë së Tiranës, shef i Krimit Ekonomik në Rinas dhe ishte në arrati që prej vitit 2015 pas vrasjes së Çollakut. Ai po gjykohej në mungesë nga Krimet e Rënda.

Ndërkohë viktima tjetër është identifikuar nga policia si Xhino Dautaj. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button