Kronika

Vrau kater persona për xhelozi, Prokouroria kërkon burgim të përjetshëm

Burgim të përjetshëm për Bashkim Latollarin, ishte kërkesa e Prokurorisë së Korçës, për 40-vjeçarin që ekzekutoi 4 persona në janar të këtij viti.

Gjykata-Korce-Foto-Eftjola-Fili-ATSH1Në seancën gjyqësore të zhvilluar sot ne Korçë, mësohet se Prokuroria ka lexuar përfundimet e saj, ndërsa ka kërkuar burgim të përjetshëm për Matollarin. Sipas prokurorisë, 40-vjeçari për arsye xhelozi në 7 janar të këtij viti ekzekutoi të dashurën e tij Danjela Meçollari, bashkëshortin e kësaj të fundit, Belimon Meçollari, si dhe bashkëshortët Rexhep e Valentina Metollari.

Në fazën e hetimeve, por edhe në gjykatë, Latollari ka pranuar autorësinë e masakrës. “Unë i vrava katër persona në Gjonomadh, por tani jam penduar për ngjarjen. U kërkoj falje familjarëve”, kë rrëfyer Latollari pas ngjarjes. Tashmë javën e ardhshme pritet vendimi i trupës gjyqësore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button