🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,571 ▼0.06%
DOW 46,440 ▼0.27%
NASDAQ 21,825 ▼0.07%
NAFTA 110.69 ▲10.56%
ARI 4,689 ▼2.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $67,306 ▼ -1.77% ETH $2,067 ▼ -3.49% XRP $1.3085 ▼ -3.57% SOL $79.5900 ▼ -6.07%
S&P 500 6,571 ▼0.06 % DOW 46,440 ▼0.27 % NASDAQ 21,825 ▼0.07 % NAFTA 110.69 ▲10.56 % ARI 4,689 ▼2.58 % S&P 500 6,571 ▼0.06 % DOW 46,440 ▼0.27 % NASDAQ 21,825 ▼0.07 % NAFTA 110.69 ▲10.56 % ARI 4,689 ▼2.58 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Kronika

Vrau ndërtuesin, prokuroria kërkon 35 vjet burg për autorin

Prokuroria e Shkodrës ka kërkuar dënimin me 35 vjet burg për Shpëtim Sadikun, i akuzuar për vrasje me paramendim për hakmarrje. Ngjarja ka ndodhur më 20 nëntor të vitit 2013, në vendin e quajtur Ura Dervishbeg, në qytetin e Shkodrës.

Sipas hetimeve të Prokurorisë së Shkodrës, rezulton se viktima, Palok Lazri ka pasur një konflikt me vëllain e autorit, për shkak të një borxhi që nuk ia kishte kthyer. Viktima ishte ndërtues dhe vëllai i autorit, shtetasi Ardit Sadiku punonte tek kompania e Lazrit si roje dhe shofer.

Ardit Sadiku kishte pretendimin se shtetasi Lazri i kishte detyrim rreth 100 mijë lekë, për punën e kryer dhe të papaguar. Raportet mes Palok Lazrit dhe vëllait të autorit kishin qenë konfliktuale edhe përpara ngjarjes së nëntorit 2013, madje në një rast, vëllai i autorit e ka qëlluar me thikë të vogël Lazrin në vitin 2012 dhe për këtë ishte dënuar me 8 muaj heqje lirie.

Pavarësisht dënimit, raportet ndërmjet Lazrit dhe vëllait të autorit, Ardit Sadiku, kanë vijuar të jenë konfliktuale, pasi pagesa që pretendohej ende nuk ishte kryer.

Ky konflikt i zgjatur në kohë, konsiderohet nga Prokuroria e Shkodrës si arsyeja kryesore që Shpëtim Sadiku, më 20 nëntor të 2013-s, ka ndjekur lëvizjet e Lazrit dhe e ka qëlluar tre herë me pistoletë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Hetimet ndaj autorit të dyshuar janë kryer me masën e sigurimit “arrest në burg” ndaj tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.