🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,457 ▲1.78%
DOW 45,828 ▲1.35%
NASDAQ 21,287 ▲2.37%
NAFTA 104.66 ▲1.73%
ARI 4,648 ▲1.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,656 ▲ +0.43% ETH $2,087 ▲ +1.13% XRP $1.3292 ▼ -0.93% SOL $82.2200 ▼ -2.2%
S&P 500 6,457 ▲1.78 % DOW 45,828 ▲1.35 % NASDAQ 21,287 ▲2.37 % NAFTA 104.66 ▲1.73 % ARI 4,648 ▲1.99 % S&P 500 6,457 ▲1.78 % DOW 45,828 ▲1.35 % NASDAQ 21,287 ▲2.37 % NAFTA 104.66 ▲1.73 % ARI 4,648 ▲1.99 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

Vrau para 18 vitesh se refuzuan t’i paguanin pijen, dënohet me 12 vite burg ish-polici nga Berat

Gjykata e Beratit dënoi sot me 12 vjet burg ish-policin Bashkim Nona, për një krim të kryer në vitin 1997, por që u zbardh vetëm në janar, kohë kur i akuzuari u vu edhe në pranga.

burg2Në seancën e sotme, Gjykata pasi ka shqyrtuar provat e sjella nga akuza dhe dëgjuar mbrojtjen ka shpallur fajtor të pandehurin Bashkim Nona duke vendosur 12 vjet heqje lirie.

Ngjarja e rëndë e ndodhur në prill të vitit 1997, kur prokuroria e Beratit zbuloi autorët e dyshuar të një ngjarjeje të rëndë, me pasojë vrasjen e Hasan Shallarit dhe plagosjen e shtetasve Altin Zhuri dhe Jaçe Hajdari. Sipas akuzes autori 42 vjecar, ka vepruar në bashkëpunim me Festin Hasanllarin, i cili ka vdekur në fund të vitit 1997.

Dinamika dhe autorët e ngjarjes janë zbuluar pas një serie të gjatë hetimesh, duke përfshirë edhe metodat speciale të hetimit, si edhe ekspertizën mjekoligjore, pas zhvarrimit të Hasan Shallarit.

Nga ekspertiza ka rezultuar se në trupin e të ndjerit Shallari janë gjetur gjurmë të katër plumbave arme automatiku kallashnikov, që në kohën e ngjarjes është përdorur nga Bashkim Nona.

Po ashtu, gjatë hetimeve për këtë ngjarje, është arritur të mblidhen të dhëna se shtetasi Nona, nëpërmjet të afërmve të tij, në kohë të ndryshme është ofruar t’i kërkojë falje familjes së viktimës, gjë e cila nuk është pranuar nga këta të fundit.

Sipas fakteve të mbledhura gjatë hetimit, rezulton se më 15 prill 1997, Altin Zhuri ka pasur në furgonin e tij shtetasit Hasan Shallari dhe Jaçe Hajdari. Ata po lëviznin nga Kuçova për në Skrapar. Ata janë ndaluar për kafe në një lokal ku po pinin edhe Bashkim Nonë (Nona) dhe Festim Hasanllari.

Sipas Prokurorisë, Nona në atë kohë ka qenë edhe efektiv i policisë (më saktësisht ata që atëherë konsideroheshin “Komitetet e Shpëtimit”). Sipas “një rregulli të pashkruar”, kushdo që kalonte para këtij lokali ku gjendeshin dy shtetasit, duhej të paguanin faturat për alkoolin e konsumuar nga Nona dhe Hasanllari.

Por, mosbindja ndaj këtij rregulli u ka kushtuar klientëve të porsaardhur, pasi ata janë qëlluar sapo kanë hipur në furgon duke lënë të vdekur në vend njërin prej tyre, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.