Kronika

Vuante nga depresioni, 55-vjeçari hidhet nga pallati

Një 55-vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij duke u hedhur nga kati i 3-të i pallatit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40, në lagjen “Pavarësia 2” pranë shkollës jopublike “I…” , ku ka rënë nga kati i 3-të i pallatit shtetasi F.Ruci, 55 vjeç. Ruci ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe nga hetimet paraprake dyshohet se viktima ka vepruar në kushtet e depresionit, për të cilin kurohej prej disa vitesh.

F.Ruci, jetonte bashkë me motrën e tij, por në momentin e ndodhjes së ngjarjes ka qenë

vetëm në banesë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme procedurale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button