☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,831 ▲0.09%
DOW 48,086 ▼0.21%
NASDAQ 22,915 ▲0.4%
NAFTA 98.37 ▲0.51%
ARI 4,797 ▼0.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $71,942 ▲ +1.55% ETH $2,209 ▲ +2.04% XRP $1.3394 ▲ +0.73% SOL $83.6500 ▲ +2.19%
S&P 500 6,831 ▲0.09 % DOW 48,086 ▼0.21 % NASDAQ 22,915 ▲0.4 % NAFTA 98.37 ▲0.51 % ARI 4,797 ▼0.44 % S&P 500 6,831 ▲0.09 % DOW 48,086 ▼0.21 % NASDAQ 22,915 ▲0.4 % NAFTA 98.37 ▲0.51 % ARI 4,797 ▼0.44 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Vuçiq thotë se Rama dhe politikanë nga Kosova së shpejti do vizitojnë Beogradin

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se shumë shpejtë do t’i presin në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe, siç ka thënë, shqiptarët nga Kosova.

Ai këto deklarata i ka bërë gjatë konferencës së përbashkët me zëvendëspresidentin e ShBA-së, Joseph Biden, i cili po qëndron për vizitë të shkurtër në Beograd.

Kryeministri serb ka deklaruar se gjatë bisedës më zëvendëspresidentin Biden, kanë folur edhe për raportet mes serbëve dhe shqiptarëve.

“Duam që shtetin tonë ta zhvillojmë, por normalisht edhe t’i ruajmë interesat tona nacionale”, ka thënë Vuçiq, transmeton lajmi.net.

Ai gjithashtu ka pohuar se në takim me Biden ka biseduar edhe për të gjetur mënyrën që t’i përmirësojnë raportet, të dëmtuara nga shumë gabime.

“Për ne si Qeveri por edhe për mua personalisht nuk ka qenë problem që të marrim përgjegjësinë për gabimet e bashkëkombasëve. Këtë duhet ta bëjnë edhe të tjerët, janë vrarë shumë serbë e shqiptarë. Duhet të merremi vesh e jo të shikohemi përmes nishaneve”, ka thënë Vuçiq.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.