WSJ: Greqia i jep fund një prej tronditjeve më të mëdha ekonomike evropiane të pasluftës
Ritmeve pozitive të zhvillimit që regjistroi ekonomia greke dhe daljes së saj nga recesioni, i referohet gjerësisht sot media ndërkombëtare.
Siç thekson gazeta, në rimëkëmbjen e ekonomisë greke influencoi “në masë të madhe”, rritja e turizmit.
Vendi u rikthye në kreditimin nga tregjet ndërkombëtare dhe ka përmirësuar ndjeshëm treguesit e vetë fiskalë”.
Gjithashtu, vihet në dukje se “ekonomia e eurozonës pati një përmirësim të lehtë nga korriku deri në shtator”, duke nënvizuar se një nga “pikat e shndritshme në horizont” që përmban raporti i Eurostat-it është rasti i Greqisë”.
Mbi bazën e publikimit të të dhënave statistikore për 18 vendet anëtare të eurozonës, theksohet se “ndoshta elementi më i rëndësishëm është se Greqia doli nga recesioni për herë të parë brenda gjashtë vjetësh”.
Sipas gazetës, “Greqia është sot një nga ekonomitë që po zhvillohen më shpejt në eurozonë, duke shënuar ritme pozitive zhvillimi në çdo periudhë të vitit në vazhdim”.
Me titullin “Ekonomia greke doli nga recesioni në tremujorin e parë”, agjencia britanike e lajmeve, Reuters vë në dukje se të dhënat që u komunikuan për PBB tregojnë se u rrit me 0,8 për qind në tremujorin e parë të 2014-s (në raport me tremujorin e mëparshëm) dhe kjo ishte hera e parë që ekonomia shënoi ritme pozitive zhvillimi pas tremujorit të dytë të 2009-s.
Reuters shton se PBB u rrit me 0,3 për qind në tremujorin e dytë të 2014-s dhe 0,7 për qind në tremujorin e tretë.
Mbi bazën e të dhënave sezonale të pakorrigjuara, ekonomia pati një ritëm zhvillimi 1,7 për qind, në raport me një vit më parë, më shumë nga parashikmimi mesatar prej 1,3 për qind që kishin bërë analistë financiarë të pyetur nga Reuters.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.