Bota

WSJ: SHBA-ja ka spiunuar Benjamin Netanyahun

SHBA-ja ka mbikëqyrur telefonatat e kryeministrit izraelit, pavarësisht premtimeve për kufizimin e spiunazhit të aleatëve të tyre pas skandalit të NSA-së, njoftoi “Wall Street Journal”.

Kontaktuar nga AFP-ja, Shtëpia e Bardhë nuk e ka përgënjeshtruar artikullin e ditës së djeshme të “Wall Street Journal”, që citoi zyrtarët anonimë amerikanë, por këmbënguli mbi thellimin e lidhjeve me Izraelin.

“Ne nuk i drejtojmë aktivitetet e shërbimit sekret që parashikojnë të huajt, përveç në rast të interesave specifikë dhe të vlefshëm për sigurinë kombëtare. Kjo vlen si për qytetarët e zakonshëm ashtu dhe për drejtuesit botërorë”, theksoi një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

Zyra e Netanjahut, si dhe zëdhënësi i ministrisë izraelite të Punëve të Jashtme nuk ka dëshiruar të komentojë informacionin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button