☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 100.22 ▼1.14%
ARI 4,750 ▲1.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,550 ▲ +3.34% ETH $2,133 ▲ +5.36% XRP $1.3507 ▲ +3.02% SOL $83.3400 ▲ +3.16%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 100.22 ▼1.14 % ARI 4,750 ▲1.53 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 100.22 ▼1.14 % ARI 4,750 ▲1.53 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Politika

Xhafaj flet si ministër i Brendshëm: Reformë në polici

Deputeti socialist Fatmir Xhafaj zhvilloi dje një bashkëbisedim me gazetarët, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Reformës në Drejtësi.

Takimi pa praninë e kamerave, më tepër ngjante si një konfirmim i tij në postin e ministrit të Brendshëm.

Edhe pse e ushtroi këtë funksion vetëm për 2 muaj, Xhafaj ka ndryshuar të gjithë drejtuesit e Policive në qarqe, shkruan “Panorama”. Nga ana tjetër, deklarata e tij e parë si ministër i Brendshëm, që do të kishte proces vetingu edhe për Policinë e Shtetit, duket se sot janë më aktuale se asnjëherë.

Ndonëse në asnjë moment nuk konfirmoi se do të jetë ai ministri i ri i Brendshëm, duke folur kryesisht për Policinë dhe problematikat që ka ndeshur gjatë dy muajve në këtë detyrë, në një farë mënyre, është zbuluar edhe emri i parë i kabinetit të Qeverisë Rama.

Megjithatë paralelisht Xhafaj u ndal te Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut. Sipas tij, rezultatet e para do të duken gjatë muajit tetor.

“Tetori besoj do të jetë muaji që do të japë rezultatet e para të vetingut për 50 prokurorë e gjyqtarë”, u shpreh Xhafaj. Gjatë takimit informal me gazetarët që mbulojnë sistemin e Drejtësisë, Policinë, Prokurorinë dhe Gjykatat, ish-ministri i Brendshëm konfirmoi se për dy muaj që drejtoi këtë dikaster, kuptoi se, bashkëpunimi i Policisë me Prokurorinë lë për të dëshiruar.

E megjithatë nuk ngurroi që, mes Prokurorisë e Policisë, të veçonte këtë të fundit si institucionin më pak të korruptuar.

Xhafaj paralajmëroi edhe një ridimensionim të Policisë së Shtetit. Sipas tij, është i nevojshëm një organizim i ri i funksioneve të Policisë, me më shumë efektivë civilë që merren me krimet, sesa ata me uniformë që rrinë në terren dhe që japin idenë e një “shteti policor”.

TAKIMI

Në një kohë që ende nuk ka emra për kabinetin e ri qeveritar të Edi Ramës, Fatmir Xhafaj është përfolur muaj më parë se mund të rikthehej në postin që mbajti për 2 muaj si ministër i Brendshëm. Deri diku kthimin e tij në këtë detyrë, Xhafaj e paralajmëroi dje gjatë një takimi që zhvilloi me gazetarët.

Gjatë një takimi të mbyllur me gazetarët e kronikës, ai ka lënë të kuptohej se do rikthehet në këtë post edhe pse nuk preferoi të fliste paraprakisht rreth detyrës që ai do të mbajë në shtator. Xhafaj foli për nevojën e ndryshimeve në Polici, ku është shprehur se duhet një proces vetingu, edhe pse më parë duhej përgatitur legjislacioni i nevojshëm. Gjithashtu evidentoi nevojën për një marrëdhënie të re me publikun dhe median.

Sipas tij, me krijimin e institucioneve të vetingut do të rritet edhe bashkëpunimi Polici-Prokurori.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.