🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 111.82 ▲11.69%
ARI 4,647 ▼3.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $65,994 ▼ -3.35% ETH $2,023 ▼ -4.62% XRP $1.2896 ▼ -4.62% SOL $77.9900 ▼ -5.87%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 111.82 ▲11.69 % ARI 4,647 ▼3.46 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 111.82 ▲11.69 % ARI 4,647 ▼3.46 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Kronika

Xhafaj: Reformimi i policisë së shtetit, me proces vettingu

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj tha se reformimi i institucionit të policisë së Shtetit do të jetë me proces vettingu për rivlerësim integriteti dhe figure. Ai foli para 419 kursantëve që fillojnë konkursin për Patrullë të Përgjithshme.

“Një Polici që ofron shpresë dhe besim te ligji dhe institucionet e shtetit. Ndaj së bashku me bashkëpunëtorët e mi dhe gjithë ekipin drejtues tuaj, jam angazhuar fort për konceptimin dhe realizimin e një hapi të ri në procesin e reformimit të Policisë së Shtetit edhe përmes kryerjes së një procesi Vetting-u për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, për të verifikuar dhe rivlerësuar integritetin, figurën e tyre morale dhe aftësitë profesionale sipas standardeve dhe modelit të ndërtuar për Vetting-un në radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve në kuadër të Reformës së Drejtësi”, u shpreh ministri Xhafaj.

Ministri foli dhe për rolin e policisë në zgjedhjet e ardhshme të 18 qershorit, ku tha se detyra është paanësia, me qëllim mbarëvajtjen e sigurisë e zgjedhjeve për të siguruar një proces të pacënuar dhe shembullor.

“Zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit gjithashtu po afrojnë dhe detyra jonë, detyra e Policisë së Shtetit, është që të ushtrojmë detyrat e ngarkuara nga ligji me paanësi, me qëllim mbarëvajtjen e sigurinë e tyre për të garantuar një proces të pacenuar dhe shembullor. Është hap mbrapa që në një shtet të së drejtës të kërkosh që zgjidhjet politike t’i realizosh përmes të ashtuquajturave kompromise që politizojnë dhe rrezikojnë funksionin dhe rolin e Policisë së Shtetit. Ne e kuptojmë shumë mirë rëndësinë jetike që ka sjellja e policisë në një proces zgjedhor. E dimë shumë mirë se çfarë dëmi mund të sjellë edhe për atë forcë që është në qeveri, nëse nuk garanton sjellje dhe veprim të policisë në përputhje me kushtetutën dhe me ligjin”, tha më tej ministri i Brendshëm.

Xhafaj foli dhe për “ndëshkim për çdo rrënjë kanabisi të lejuar, të paraportuar e të pandëshkuar, deri në procedim penal për policët që e lejuan këtë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.