Tiranë 6°C · Pjesërisht vranët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,500 ▲ +0.11% SOL $82.2200 ▼ -0.7%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
29 Mar 2026
Breaking
Bota

Xhihadisti John, email gazetës “Mail on Sunday”: Jam një i vdekur që eci

Xhihadisti britanik John, xhelati më i pamëshirshëm i ISIS-it, e ka ditur se shërbimet sekrete të Britanisë së Madhe i ishin afruar shumë dhe se ai ishte “një i vdekur që ecte”.

xhihadisti-john-email-gazet-euml-s-ldquo-mail-on-sunday-rdquo-jam-nj-euml-i-vdekur-q-euml-eci_hdDisa e-maile me përmbajtje të çuditshme ai ua ka dërguar gazetarëve të “The Mail on Sunday” para se ai të largohej nga Britania për t’iu bashkuar me ISIS.

Mohammed Emwazi, emri i tij i vërtetë, i njohur tashmë si xhihadisti që pret kokat e pengjeve me thikë para kamerave, pretendonte se ishte një viktimë e pafajshme e persekutimit të MI5.

Emwazi, shfaqur në 6 ekzekutime të pengjeve në Siri, shkruan në e-mail se përndjekja e kishte prekur aq keq sa kishte menduar vetëvrasjen.

“Do të marr sa më shumë pilula që të mundem, pasi kështu unë do të fle përgjithmonë”, kishte paralajmëruar ai.

E-mailet e tij i ishin dërguar redaktorit për çështjet e sigurisë, Robert Verkaik, në dhjetor të vitit 2010 dhe 2011. Ato mundësojnë depërtimin në gjendjen e tij mendore në një kohë kur ishte indoktrinuar mjaftueshëm nga ISIS’i dhe rezulton se ishte paranojak, me ankesa të shpeshta se çdo veprim i tij ishte duke u përgjuar nga oficerët e zbulimit.

Emwazi ishte anëtar edhe i një celule të fshehtë të Osama Bin Laden me bazë në Britani, e quajtur “The London Boys” , që planifikonte sulme në Perëndim; po ashtu, ai ishte pjesëtar i një bande të dhunshme rruge, e cila në shënjestër kishte banorët e pasur të Belgravia’s që sulmoheshin me armë tymuese.

Ai u arrestua duke u përpjekur që të detyronte forcat e sigurisë të lejonin një pasagjer që të udhëtonte nga Dar es Salaam në Tanzani për në Johanesburg, pa pasaportë; ngjarje e vitit 2009.

Ndërkohë, i ati i tij mësohet se ishte polic në Kuvajt para se të zhvendosej me familjen e tij në Britani.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.