☁️
Tiranë 12°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,677 ▼0.58%
DOW 46,543 ▼0.96%
NASDAQ 22,348 ▼0.59%
NAFTA 97.22 ▲1.77%
ARI 4,867 ▼2.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $71,250 ▼ -3.75% ETH $2,182 ▼ -5.9% XRP $1.4417 ▼ -4.79% SOL $88.9500 ▼ -5.33%
S&P 500 6,677 ▼0.58 % DOW 46,543 ▼0.96 % NASDAQ 22,348 ▼0.59 % NAFTA 97.22 ▲1.77 % ARI 4,867 ▼2.82 % S&P 500 6,677 ▼0.58 % DOW 46,543 ▼0.96 % NASDAQ 22,348 ▼0.59 % NAFTA 97.22 ▲1.77 % ARI 4,867 ▼2.82 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Politika

Yee: Ballkani, sfida serioze

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit, Hoyt Brian Yee, deklaroi në një seancë të mbajtur për Ballkanin Perëndimor në Senatin amerikan se rajoni përballet me sfidat më serioze që nga viti 1990.
Në seancën ku foli zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit, senatorë dhe ekspertë bënë thirrje për vazhdimin e angazhimit amerikan në Ballkan me qëllimin të zmbrapset ndikimi rus, të shmanget përshkallëzimi i krizave e të mbështeten reformat dhe stabiliteti. Yee tha se nëse kërcënimet e jashtme dhe të brendshme nuk marrin përgjigje, ato mund të kenë pasoja serioze për Ballkanin Perëndimor, Europën dhe SHBA-në.
Yee përmendi disa përparime të arritura me mbështetjen amerikane, përfshirë zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri. “Me angazhimin tonë dhe të Europës, gjatë muajit të kaluar kemi parë disa suksese reale. Hyrja e Malit të Zi në NATO, udhëheqësit e Maqedonisë bashkëpunuan për të formuar një qeveri të re, opozita e Shqipërisë ra dakord që t’i japë fund bojkotit dhe të marrë pjesë në zgjedhje më 25 qershor dhe Serbia pritet të hapë dy kapituj të rinj me Bashkimin Europian këtë muaj”, sqaroi ai.
Edhe kryetari republikan i nënkomisionit, Ron Johnson, i cili sapo ka bërë një vizitë në rajon, këmbënguli se lidershipi amerikan është i nevojshëm në Evropën Juglindore, duke shtuar se stabiliteti i Ballkanit është në interesin e Shteteve të Bashkuara.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.