Zaevi parapëlqen zgjedhje lokale në vjeshtë
Në një intervistë për portalin në gjuhën rome, 24vakti, Zoran Zaevi ka paralajmëruar zgjedhje lokale në shtator të këtij viti. Ai thotë se profili i kryetarit komunal rom duhet të jetë i arsimuar, i ri, me paradispozita të një koncepti qyetar të shoqërisë shumëetnik, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zaevi thotë se romët janë të barabartë me të tjerët në Maqedoni dhe se të rinjtë rom duhet të jenë pjesë e shoqërisë dhe të jenë krijues të së ardhmes së përbashkët.
Në lidhje me zgjedhjet lokale, Zaevi theksoi se shtatori ose tetori është koha më e mirë e mbajtjes së tyre.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.