🌤️
Tiranë 3°C · Kryesisht kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,710 ▲ +0.75% ETH $2,002 ▲ +0.67% XRP $1.3330 ▲ +0.26% SOL $82.5300 ▲ +0.16%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kronika

Zaptimi i hapësirave publike

Prej ditësh Policia e Shtetit ka ndërmarrë një aksion për pastrimin e plazheve që janë caktuar si publike, pra për përdorim të lirë për të gjithë ata që duan të shkojnë pa paguar privatin për vendin ku duan të ulen.

Aksioni po vijon në vijën bregdetare në jug të vendit,në plazhe tepër të frekuentuara nga pushues shqiptarë dhe turistë.

Gjatë fundjavës, policia raportoi, se tre raste janë konstatuar sërish në Himarë, ku tre persona janë vënë nën hetim nga Policia Himarë, pasi zaptuan hapësirat publike në plazh duke vendosur çadra dhe shezlognë pa leje.

Ndërsa në Sarandë, në plazhin e quajtur “Pasqyrat”, u konstatua një rast i pushtimit të hapësirës publike, për ta shfrytëzuar në mënyrë të kundërligjshme, me qëllim përfitimin.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, janë sekuestruar 20 çadra dhe 40 shezlonnë, të vendosura pa lejen e bashkisë Sarandë.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për pronarin e këtyre çadrave e shezlongëve për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Mospagimi i taksave dhe i tatimeve”.

Policia e Shtetit vijon apelin për të gjithë operatorët ekonomikë që operojnë në vijën bregdetare, që të zbatojnë ligjin, të mos pushtojnë në mënyrë të kundërligjshme sipërfaqe plazhi me qëllim përfitimin, si dhe të mos kryejnë ndotje akustike.

Nga ana tjetër, dikasteri blu fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të paligjshmërive.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.