☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 98.54 ▲0.68%
ARI 4,774 ▼0.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $71,758 ▲ +0.5% ETH $2,193 ▲ +0.14% XRP $1.3377 ▲ +0.1% SOL $83.5300 ▲ +1.32%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.54 ▲0.68 % ARI 4,774 ▼0.91 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.54 ▲0.68 % ARI 4,774 ▼0.91 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Kronika

Zbardhet raporti/ Miliona euro të sekuestruara nga krimi

Vlera e pasurive të krijuara në rrugë kriminale dhe të konfiskuara nga shteti është 7 milionë euro. Për këto pasuri ish-pronari i tyre është shpallur fajtor nga gjykata, e cila ka provuar edhe se këto prona janë krijuar në rrugë të paligjshme. Vlera e aseteve dhe llogarive bankare të marra nën administrim është 4 milionë euro.

Për këto pasuri pritet vendimi i të gjitha shkallëve të gjyqësorit për të vendosur nëse do mbeten pronë e shtetit apo do t’i kthehen personit të cilit i janë sekuestruar.Të dhënat janë pasqyruar në raportin e vitit 2016 të Agjencisë së Administrimit të Pasurive tëSekuestruara dhe të Konfiskuara.

RAPORTI
Raporti i vitit 2016, i siguruar në rrugë konfidenciale, hedh dritë mbi bizneset dhe pronat e të akuzuarve për krime të ndryshme, pasuritë e cilëve janë bllokuar ose sekuestruar. Vetëm në vitin
2016, në administrim të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara janë 44 prona në rrethe të ndryshme të vendit, 5 biznese dhe 29 llogari bankare. Vlera e pasurive të sekuestruara nën administrim arrin në rreth 250 mlionë lekë, ndërsa vlera e llogarive bankare arrin në 360 milionë lekë.

Destinacioni përfundimtar i pasurive të sekuestruara vendoset nga Këshilli i Ministrisë. Ndërkohë, një pjesë e konsiderueshme e pasurive të paluajtshme janë nxjerrë në shitje. Agjencia nuk ka në dispozicion një magazinë për ruajtjen e makinerive dhe pajisjeve të sekuestruara dhe të konfiskuara. Në raport theksohet fakti se, deri në fund të vitit të shkuar, fondet e konfiskuara kapin një vlerë të përafërt prej rreth 617 milionë lekësh, të cilat duhet të kalojnë në buxhetin e shtetit.

PRONAT NË ADMINISTRIM
Gjatë periudhës 1 janar-31 dhjetor 2016, pasuritë e paluajtshme të marra nën administrim janë trualle, apartamente, hotele, në Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë dhe Elbasan. Këto prona qëndrojnë nën administrimin e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara deri në kohën që gjyqësori të marrë një vendim të formës më prerë. Më pas këto prona, ose kalojnë për llogari të shtetit, ose u kthehen pronarëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.