☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 100.12 ▼1.24%
ARI 4,749 ▲1.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,569 ▲ +3.31% ETH $2,133 ▲ +5.31% XRP $1.3511 ▲ +3% SOL $83.3500 ▲ +3.23%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 100.12 ▼1.24 % ARI 4,749 ▲1.5 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 100.12 ▼1.24 % ARI 4,749 ▲1.5 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Politika

Zbardhet skema si pastrojnë politikanët paratë

skemaPolitikanët janë të përfshirë në pastrimin e parave dhe kjo tashmë është evidentuar edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, (DPPPP), e cila në raportin vjetor të 2014 zbardh një skemë se si, një politikan shqiptar ka pastruar para nga lindja e mesme në shumën 1 milion euro.

Nisur nga fakti se, shtetasi përfitues i fondeve ishte ekspozuar politikisht çështja iu nënshtrua një analize të hollësishme nga DPPPP në lidhje me arsyen e transferimit të fondeve, përdorimin e tyre, si dhe historikun e veprimeve financiare të personit.

DPPPP pohon se, nga analizimi i informacionit rezultoi se:

− Fondet e dërguara si donacione, në një pjesë të madhe kanalizoheshin nëpër llogaritë e tij personale dhe jo drejt destinacionit përfundimtar;

−Në vitin 2010 politikani kishte blerë kuotat e një shoqërie ‘C’ në vlerën 2 milionë lekë, të cilat i shiti pas një viti për një shumë të konsiderueshme;

− Kishte blerë një pasuri të paluajtshme me çmim 2.5 milion euro së bashku me persona të tjerë të cilët jetonin në Lindjen e Mesme;

− Kishte depozituar mbi 500,000 EUR me para në dorë në llogaritë e tij personale, si dhe të një shtetasi tjetër (shtetasi A), prej të cilës kishte blerë një apartament;

− Shtetasi A, ndërkohë kishte të depozituara në llogari mbi 150,000 euro, si dhe kishte investuar shuma të konsiderueshme për hapjen e një biznesi shërbimesh;

DPPPP pohoi se, dërgoi rastin për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit, me dyshime për korrupsion, duke vënë theksin në faktin se, investimet e konsiderueshme në pasuri të paluajtshme dhe aktivitet biznesi nuk ishin të justifikuara nga burime të ligjshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.