Te ndryshme

Zbulimi i planetëve të banueshëm/ NASA publikon foto: Si mund të jetë jeta në to

Astronomët dje bënë të ditur se kanë zbuluar një sistem diellor me planetë si Toka jonë, 39 vite dritë larg nesh.

Shtatë Toka u zbuluan që orbitonin pranë yllit që u quajt, ‘Trappist-1’, në të cilat besohet se ka ujë në sipërfaqen e tyre që është dhe një nga komponentët kryesore të treguesit të jetës.
Tre prej planetëve, sipas shkencëtarëve kanë kushtet e mira, saqë besohet se jeta në to mund të ketë evoluar.

Ky është vetëm fillimi. Asnjëherë më parë nuk kemi zbuluar kaq shumë planetë të ngjashëm më Tokën tonë. Njerëzit do të dëgjojnë shumë më shumë rreth tyre në javët dhe muajt në vijim. 7 planete kanë përmasat e tokës, 6 prej tyre në sipërfaqe kanë temperaturat nga 0-100 gradë Celsius. Kjo mund të sjellë një kushtet e duhura atmosferike ku mund të rritet një jetë biologjike”, deklaron NASA.

(Sistemi diellor, Trappist-1)

Pas këtyre deklaratave, NASA sot ka nxjerrë fotografi dhe video duke sjellë me përafërsi sesi mund të jenë në dukje këto planete.
Shkëmbinjtë mund të kenë në kompozim të njëjtët elementë si dhe Toka, akuj, oqeane.


(Nje imazh sesi mund te duket Planeti 1F)

Ata kanë ndërtuar dhe grafikët sesi ndodhen në pozicionuar planetet.

Kështu, planeti 1B. 1C dhe 1D besohet se duke qenë pranë diellit të tyre janë shumë të nxehtë dhe sipërfaqet me ujë mund te jene të pakta. Kurse planeti tjetër H, pritet të jetë komplet me akull, një Botë e Akullt, e quajtën shkencëtarët.

(Planeti 1E)

Por planetet 1E, 1F dhe 1G janë planetet që për astronomët, mundësia për jetë është shumë e madhe.

Kushtet klimaterike sipas tyre janë të favorshme që aty të ketë gjallesa, ‘dhe ky është vetëm fillimi”, shtojnë ata.

Është zbuluar se planeti 1B i duhet 1 ditë e gjysëm për orbituar rreth diellit të tij.Teknologjia jonë për të dërguar robotë të hetojnë këta planete është shumë e dobët dhe do të duhen qindra e mijëra vjet që njerëzimi të shkelë aty.

‘Vetëm nëse ne zbulojmë një proces të ri fizik që ta rezialojmë këtë. Nuk shoh ndonjë mundësi që ne të kolonizojmë këto planete, por mbase në të një të ardhme, kushedi, dikush mund të bëjë një zbulim fizik që mund të na dërgojë atje, kushedi”, thanë profesorët e NASA të përfshirë në këtë studim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button