Zbulohen 139 varre në kufirin mes Malajzisë dhe Tajlandës; Janë të emigrantëve
139 varre të përbashkëta janë gjetur në 28 kampe të trafikimit të njerëzve përgjatë kufirit të Malajzisë me Tajlandën, ku kalojnë mijëra refugjatë, kryesisht muslimanë Rohingya që i largohen persekutimit në Birmani.
Gropa të ngjashme janë zbuluar me herët edhe në Tajlandë, me të paktën 30 trupa të pajetë brenda. Mendohet se në kampet e tmerrit, trafikantët mbajnë peng shumë prej emigrantëve me shpresën të paguhen nga familjet e tyre. Nga ana tjetër, nuk janë të paktë edhe refugjatët që kanë humbur jetën prej sëmundjeve apo urisë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.