☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.86 ▲0.75%
ARI 4,210 ▼1.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,261 ▼ -2.28% ETH $1,623 ▼ -2.27% XRP $1.1158 ▼ -2.78% SOL $64.2500 ▼ -2.21%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.86 ▲0.75 % ARI 4,210 ▼1.77 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.86 ▲0.75 % ARI 4,210 ▼1.77 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Sporti

Trajneri turk: Iu frikësuam Sllovakisë, por Kosova më e fortë

Trajneri turk i futbollit, Hikmet Karaman e konsideron Kosovën një kundërshtar shumë të fortë dhe paralajmëron se Turqinë nuk e pret një ndeshje e lehtë në finalen e play-off-it për Kupën e Botës 2026, që luhet të martën në Prishtinë.

Ai, në një intervistë për gazetën Hurryet, thekson se kjo është një ndeshje vendimtare dhe shumë e vështirë për kombëtaren e tij.

“Para ndeshjes Sllovaki–Kosovë, të gjithë thoshin ‘shpresoj të mos vijë Sllovakia’, por pasi e panë ndeshjen, thanë ‘do të ishte më mirë të vinte Sllovakia’. Kosova është vërtet një ekip fantastik. Mesfusha jonë dhe mbrojtja duhet të luajnë shumë mirë. Duhet të luajmë me gabime minimale, përfshirë edhe portieri”, tha ai.

“Kundër Kosovës duhet të luajmë shumë më mirë se ndaj Rumanisë, madje edhe më mirë se pjesa e dytë e barazimit 2-2 kundër Spanjës”.

Sipas tij, Kosova është një skuadër e organizuar dhe e rrezikshme dhe këtë e vërtetoi edhe në grupin kualifikues për Kupën e Botës, jo vetëm në ndeshjen Sllovaki–Kosovë.

“Zvicra, Sllovenia dhe Suedia, që ishin në grupin e Kosovës, janë ndër skuadrat më të mira për mbrojtjen zonale, tranzicionet, kundërsulmet dhe goditjet standarde. Dhe Kosova doli nga ai grup. Ata e mundën Suedinë në të dy ndeshjet, fituan 2-0 në transfertë ndaj Sllovenisë dhe barazuan me Zvicrën që doli e para në grup. Pra, nuk na pret një ndeshje e lehtë”, deklaroi Karaman.

Trajneri i më shumë se 10 skuadrave turke paralajmëroi po ashtu edhe për atmosferën në stadium dhe motivimin e lartë të vendasve.

“Do të luajmë në transfertë, tifozët e Kosovës do ta mbështesin jashtëzakonisht shumë ekipin e tyre dhe shpallja e bonuseve rekord nga kryeministri i tyre do të jetë një motivim shtesë për ta. Nuk e di kur do të shkojë kombëtarja jonë atje, por është e rëndësishme që ta përjetojnë herët atmosferën e stadiumit. Sepse kjo është një ndeshje e vetme; fituesi shkon në Kupën e Botës”, tha ai.

Karaman tha se Kosova është një ekip shumë i forte, pason shumë mirë në tranzicion dhe nën presion”, është veçanërisht efektiv në kundërsulme, krosime dhe goditje standarde, ndërsa shtoi se trajneri Franco Foda cilësohet si shumë i përgatitur.

Karaman u pyet se cilit lojtarë duhet t’u kushtohet më shumë vëmendje te Kosova.

“Vedat Muriqi nuk duhet të marrë topin në asnjë mënyrë. Ai është jashtëzakonisht efektiv si në krosime ashtu edhe në situata një kundër një, duke e mbajtur topin dhe duke pritur që mesfushorët t’i afrohen”, tha ai. “Mesfushori i tyre me numër 8, Florent Muslija, është një lojtar fantastik. Edhe portieri i tyre, Muriç, ka përvojë në Serie A”.

/KosovaPress/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.