Zbulohet data: Ja kur Britania lë përfundimisht BE-në
Sekretari britanik i Shtetit për largimin nga Bashkimi Evropian, David Davis, njoftoi se braktisja e BE-së nga ana e Britanisë së Madhe, proces i njohur si ‘Brexit”, do të finalizojë në vitin 2019, citohet zyrtari nga “The Independent”, shkruan Dita.
Davis ka shtuar se brenda marsit të 2017-ës vendi do ta ketë lënë BE-në.
“E kemi kohën të kufizuar. Nuk jemi ne ata që përcaktojmë kalendarin”, tha ministri duke kujtuar nenin 50 të Traktatit të Lisbonës që i jep vetëm dy vjet kohë një vendi i cili vendos të tërhiqet nga Bashkimi Evropian.
Muajin e kaluar, Dhoma e Përfaqësuesve të Mbretërisë së Bashkuar i dha miratimin final projektligjit mbi “Brexit”. Kryeministrja britanike, Theresa May, pretendon të fillojë bisedimet formale të konkretizimit të “Brexit” në fund të këtij muaji.