☁️
Tiranë 10°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.44 ▲3.99%
ARI 4,010 ▼1.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,851 ▼ -0.73% ETH $2,379 ▼ -0.74% XRP $1.2905 ▼ -1.87% SOL $102.4600 ▼ -1.64%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.44 ▲3.99 % ARI 4,010 ▼1.24 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Politika

Zekthi: Takimet ndërkombëtare të Edi Ramës, atmosferë imazherike

Analisti Fitim Zekthi ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se takimet ndërkombëtare të kryeministrit Edi Rama janë një lloj atmosfere imazherike që ai e përdor për opinionin publik në Shqipëri.

Duke iu referuar pjesëmarrjes së kryeministrit Rama në samitin për demokracinë në Barcelonë, Zekthi vuri në dukje se këto takime nuk kanë të bëjnë aspak me interesat e Shqipërisë.

“Kryeministri Rama me këto lloj sjelljesh në marrëdhëniet ndërkombëtare, shko atje, shko këtu, mirë me Erdoganin, mirë me Netanjahun, mirë me Sançezin, mirë me Trumpin; kjo është një sjellje qesharake politike. Kjo nuk ka të bëjë fare me interesat e Shqipërisë”, tha Zekthi.

Sipas Zekthit, të gjitha këto kryeministrit Rama i shet kundrejt shqiptarëve për t’u thënë atyre që “unë jam një aktor ndërkombëtar, unë jam me miqësi të mëdha ndërkombëtare, e kam mirë me të gjithë dhe e kam të garantuar pushtetin për shkak të këtij lloj lidershipi gjigant që kam. Kjo është e papranueshme sepse në fakt.”

“Është një gjë e papranueshme për një vend të vogël i cili ka probleme të jetës së përditshme, të ndarjes së pushteteve, të sundimi të ligjit, të sundimit të së drejtës, të shkosh të merresh me këto lloj budallallëqesh, vetëm për një arsye të vetme që t’u thotë shqiptarëve; Unë jam një aktor ndërkombëtar, unë jam me miqësi të mëdha ndërkombëtare, e kam mirë me të gjithë dhe e kam të garantuar pushtetin për shkak të këtij lloj lidershipi gjigant që kam. Kjo është e papranueshme sepse në fakt”, u shpreh Zekthi.

Zekthi shpjegoi më tej edhe arsyen e këtyre takimeve të kryeministrit Rama, që sipas tij, “kjo është mënyra se si ai prodhon atmosferën imazherike për të fituar zgjedhjet në Shqipëri. Zgjedhjet në Shqipëri nuk i fiton me këtë, i fiton me Niçen e Shijakut kjo është atmosfera imazherike për të mashtruar veten dhe botën. Ai kërkon të rrijë në pushtet duke bërë si një politikan i madh që flet për demokracinë etj.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.