🌤️
Tiranë 5°C · Kryesisht kthjellët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 93.09 ▼2.57%
ARI 4,689 ▲1.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,192 ▼ -1.44% ETH $2,138 ▼ -2.93% XRP $1.4484 ▼ -0.9% SOL $89.0500 ▼ -1.4%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 93.09 ▼2.57 % ARI 4,689 ▲1.8 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 93.09 ▼2.57 % ARI 4,689 ▲1.8 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Europa

Zgjedhjet legjislative në Izrael, BE përshëndet Netanjahun për fitoren

Bashkimi Evropian përshëndeti sot kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, për fitoren në zgjedhjet legjislative duke i kërkuar një lidership të guximshëm për rifillimin e procesit të paqes.

mogherini“Bashkimi Evropian angazhohet të punojë me qeverinë e re izraelite për një marrëdhënie të përbashkët frytdhënëse gjithashtu dhe për një rifillim të procesit të paqes”, deklaroi shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.

“Ne jemi në një moment vendimtar, me shumë kërcënime në mbarë Lindjen e Mesme”, nënvizoi Mogherini duke përmendur mbështetjen e sinqertë të Bashkimit Evropian për një zgjidhje paqësore të konfliktit izraelo-palestinez, në interes të popullit izraelit dhe të gjithë rajonit.

“Ne jemi përkrah jush, ju mund të mbështeteni te ne. Por, më shumë se kurrë, një lidership i guximshëm është kërkuar nga të gjitha palët, për të gjetur një zgjidhje globale, të qëndrueshme dhe të besueshme në këtë konflikt që ka privuar shumë gjenerata nga paqja dhe siguria”, nënvizoi ajo.

Mogherini shprehu besimin se Izraeli do të punojë së bashku me komunitetin ndërkombëtar për paqen në Lindjen e Mesme. “Ka ardhur koha të kthejmë këtë faqe dhe kam besim se mund të punojmë së bashku me komunitetin ndërkombëtar për një zgjidhje që do të garantojë paqe dhe siguri në Lindjen e Mesme”, theksoi Mongherini.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.