Kosova

Zgjedhjet lokale në Kosovë: Rezultatet paraprake, kush ka fituar dhe kush shkon ne balotazh

Në bazë të rezultateve paraprake të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve të Kosovës të publikuara online, shumica e komunave të mëdha do të shkojnë në balotazh për zgjedhjen e kryetarëve të rinj.

Ndërsa në disa komuna, kryetarët janë zgjedhur që në raundin e parë të votimeve. Nga të dhënat online, në shumicën e 38 komunave të Kosovës votat e numëruara arrijnë deri në 90 për qind.

Sipas rezultateve paraprake 19 komuna janë në balotazh, po aq janë fituar në raundin e parë.

Në këto zgjedhje morën pjesë 91 subjekte politike, prej tyre një koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur (qoftë për kryetarë komune apo për këshilltarë në Kuvendet Komunale).

Komunat dhe kandidatët që shkojnë në balotazh:

Prishtinë: Shpend Ahmeti nga LVV dhe Arban Abrashi nga LDK.
Gjakovë: Ardian Gjini nga AAK dhe Mimoza Kusari Lila nga Alternativa.
Gjilan: Lutfi Haziri nga LDK dhe Sami Kurteshi nga LVV.
Mitrovica e Jugut: Valdete Idrizi nga PDK dhe Agim Bahtiri nga AKR.
Prizren: Shaqir Totaj nga PDK dhe Mytaher Haskuka nga LVV.
Ferizaj: Agim Aliu nga PDK dhe Muharrem Sfarqa nga LDK.
Istog: Haki Rugova nga LDK dhe Gani Dreshaj nga AAK .
Obiliq: Xhafer Gashi nga AAK dhe Mehmet Krasniqi nga LDK.
Podujevë: Agim Veliu nga LDK dhe Ajet Potetra nga LVV.
Klinë: Besim Hoti nga LDK dhe Zenun Elezaj nga AAK.
Kaçanik: Besim Ilazi nga PDK dhe Basri Kodra LVV.
Kamenicë: Qëndron Kastarati nga LVV dhe Shaip Surdulli nga LDK
Rahovec: Smajl Latifi nga AAK dhe Ibrahim Kryeziu nga LDK .
Shtime: Naim Ismajli nga PDK dhe Fatmir Rashiti kandidat i pavarur.
Suharekë: Bali Muahrremaj nga AAK dhe Sali Asllanaj nga LDK.
Vushtrri: Ferit Idrizi nga PDK dhe Xhafer Tahiri nga LDK.
Malishevë: Ragip Begaj nga Nisma dhe Mursel Gashi nga PDK.
Dragash: Selim Kryeziu nga LDK dhe Shaban Shabani nga PDK.
Kllokot: Strahinja Spasiç Lista Serbe dhe Bozidar Dejanoviç nga GI.

Sipas rezultateve paraprake të KQZ-së pa balotazh garën për kryetar komune e kanë fituar që në raundin e parë të votimeve:

Pejë: Gazmend Muhaxhiri nga LDK.
Deçan: Bashkim Ramosaj nga AAK.
Fushë Kosovë: Burim Berisha nga LDK.
Skënderaj: Bekim Jashari – kandidat i pavarur.
Drenas: Ramiz Lladrovci nga PDK.
Han i Elezit: Rufki Suma – kandidat i pavarur
Mitrovica e Veriut: Goran Rakiq nga Lista Serbe.
Leposaviç: Zoran Todiç nga Lista Serbe.
Lipjan: Imri Ahmeti nga LDK.
Novobërdë: Svetislav Ivanociç nga Lista Serbe.
Shtërpcë: Bratislav Nikoliç nga Lista Serbe.
Viti: Sokol Haliti nga LDK.
Zubin Potok: Stevan Vuloviç nga Lista Serbe.
Zveçan : Vuçina Jankoviç nga Lista Serbe.
Junik: Agron Kuqi nga AAK.
Mamushë: Abdulhadi Krasniç nga KDTP.
Graçanicë: Srdjan Popoviç nga Lista serbe
Ranilug: Gradimir Mikiç nga Lista Serbe
Partesh: Dragan Petkoviç nga Lista serbe

Nga 1,890,952 qytetarë me të drejtë vote në Kosovë, të drejtën e tyre për të votuar e shfrytëzuan 819,865, pra 43,68 për qind.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button