☁️
Tiranë 10°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,249 ▼ -1.79% ETH $2,241 ▼ -0.36% XRP $1.2461 ▼ -1.21% SOL $96.0500 ▼ -2%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Zgjedhjet në Kosovë/ Pako për përballje me inflacionin 2.0, qeveria ndan 100 euro për pensionistët, fëmijët, punëtorët

Në prag të zgjedhje, qeveria në detyrë e udhëhequr nga Albin Kurti ka miratuar Pakon për përballje me inflacionin 2.0. Me anë të kësaj pakoje ndahen nga 100 euro për disa kategori.

“Mbështetje e njëhershme prej 100 eurosh për pensionistët, mbështetje e njëhershme prej 100 eurosh për fëmijë, mbështetje e njëhershme prej 100 eurosh për punëtorët e sektorit jopublik, mbështetje e njëhershme prej 100 eurosh për studentët aktiv”, njoftoi kryeministri në detyrë në mbledhjen e qeverisë.

Kurti shtoi se nga java e ardhshme administrohen 100 eurot për pensionistët dhe fëmijët, ndërkohë për studentët e punëtorët e sektorit privat, duhet procedurë aplikimi për të përfituar.

Ministri i Financave Hekuran Murati ka treguar për kriteret për të qenë përfitues i skemës së re.

“Mbështetje të njëhershme për përfituesit e skemave pensionale sipas listës së pagesave të muajit maj të këtij viti, për mbështetje të njëhershme për të gjithë fëmijët që janë pjesë e skemës së shtesave për fëmijë, për të gjithë të punësuarit e deklaruar në muajin prill me të ardhura mujore më pak se një mijë euro që nuk janë në listën e pagave që paguhen nga buxheti i shtetit, pra këtu është sektori privat dhe sektori publik që është jashtë organizatave buxhetore”, deklaroi Murati.

Qeveria në detyrë ka marrë vendimin që shtesat për nënat lehona të rritet në 500 euro nga ky muaj.

“Nga ky muaj do të rrisim shtesat për lehona. Derisa me qeverisjet e kaluara shtesat për lehona ishin zero, për herë të parë e nisëm duke paguar nga 170 euro për 6 muaj për lehonat e papuna dhe tre muaj për të punësuara. Shtesat i nisëm aq sa ishte paga minimale, kurse në maj vitin e kaluar i rritëm në 325 euro. Sivjet pagën minimale e rritëm përsëri, nga 1 korriku bëhet 500 euro. Edhe në këtë maj po i rrisim shtesat për lehona, nga 325 në 500 euro në muaj”, deklaroi Kurti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.