🌤️
Tiranë 34°C · Kryesisht kthjellët 04 July 2026
S&P 500 7,483 ▲0%
DOW 52,900 ▲1.14%
NASDAQ 25,833 ▼0.8%
NAFTA 68.78 ▲0.13%
ARI 4,187 ▲1.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240
₿ CRYPTO
BTC $62,616 ▲ +0.88% ETH $1,763 ▲ +1.36% XRP $1.1518 ▲ +3.65% SOL $81.5300 ▼ -0.15%
S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 % S&P 500 7,483 ▲0 % DOW 52,900 ▲1.14 % NASDAQ 25,833 ▼0.8 % NAFTA 68.78 ▲0.13 % ARI 4,187 ▲1.49 %
EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240 EUR/USD 1.1438 EUR/GBP 0.8566 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 94.0656 EUR/MKD 61.6771 EUR/RSD 117.3514 EUR/TRY 53.5749 EUR/JPY 184.50 EUR/CAD 1.6240
04 Jul 2026
Breaking
Premier League

Carrick mesazh klubit: Duhet të mendojmë për hapin e radhës, sa më afër majës aq më e vështirë bëhet

Ditën e diel do të luhet java e fundit e Premier League, që do të jetë një “shëtitje” për Manchester United. “Djajtë e kuq” kanë siguruar kualifikimin në Champions League dhe tashmë vëmendja është përqendruar tek e ardhmja, duke nisur nga ajo e trajnerit Michael Carrick.

Zërat për një rikonfirmim nuk mungojnë, por Carrick është me këmbë në tokë, duke menduar për sfidën e fundit ndaj Brighton dhe jo për të ardhmen. “Kemi bërë disa hapa të mirë si ekip, grup dhe klub. Është e rëndësishme të përfundojmë në mënyrën se si e bëmë për kaq shumë arsye“, tha Carrick.

“Gjithsesi, duam të kuptojmë shumë gjëra në lidhje me të ardhmen. Hapave që duhet të ndërmarrim dhe që na është dashur të bëjmë. Mendoj se është një arritje fantastike të jemi aty ku jemi për momentin. Lojtarët e meritojnë këtë, por duhet të vazhdosh të përmirësohesh”, shtoi trajneri.

Më tej, Carrick komentoi: “Sa më shumë i afrohesh majës së ligës aq më e vështirë bëhet. Duhet të bësh hapa përpara, por është më e vështirë të bësh hapa të mëdhenj. Evolucioni i grupit është një gjë e sigurt. Kjo nuk është negative për grupin siç është tani. Thjesht duhet ta shtysh përpara”.

“Disa nga lojtarët më të rinj do të jenë më mirë sezonin tjetër, kanë fituar një vit përvojë. Ndaj, dëshiron të vazhdosh përpara, por nuk ka ndonjë përbërës magjik për ta bërë këtë, është punë e vështirë, inteligjencë dhe lojtarë të mirë gjithashtu”, deklaroi Michael Carrick.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.