☁️
Tiranë 19°C · Vranët 10 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $83,039 ▲ +0.65% ETH $2,513 ▲ +1.13% XRP $1.4045 ▲ +1.21% SOL $110.3100 ▲ +0.81%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1206 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9305 EUR/ALL 91.7741 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4011 EUR/TRY 55.2478 EUR/JPY 177.32 EUR/CAD 1.5967
10 Tet 2026
Breaking
Politika

“Fitore e madhe për Ramën!”, Alibeaj: Opozita u shit shumë lirë për Rregulloren e re të Kuvendit

Pas gjetjes së gjuhës së përbashkët lidhur me rezolutën për integrimin e Shqipërisë në BE, socialistët dhe demokratët u dakordësuan edhe për Rregulloren e re të Kuvendit. Ish-ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN mendon që kemi të bëjmë me një pazar mes PS-së dhe PD-së. Alibeaj thekson se opozita është shitur për pak përfitime të vogla, ndërkohë që i fituari i madh sipas tij është kryeministri Rama.

“Habia qëndron si mund të bashkosh votat me një njeri të tillë, të bëhesh pjesë e regjimit, të japësh kontributin tënd për ta zbukuruar portretin e nxirë të regjimit dhe Edi Ramës. Nuk bie dakord për reformën zgjedhore. Piketat janë hedhur. Mund të bëjnë një ndryshim në ligj duke e bërë të pamundur çfarëdo mundësie që subjekte të reja mund të kenë përfaqësim dhe të jenë pjesë e Parlamentit. S’jam dakord me Territorialen. Janë të tërhequr për të bashkuar votat dhe vullnetet, jo në interes publik. Interesi publik e ndan çfarë janë marrëveshje dhe pazare. Janë pazare. Për këtë të sotmen, pata mundësinë t’u hidhja një sy ndryshimeve në Rregullore. Është superfuqizuar Komisioni i Nismës qytetare, ai që drejton Xhafaj. E kanë hequr mundësinë që drejtuesi i SPAK-ut të raportojë në seancën plenare. PS ruajti përsëri ndarjen në 11 komisione, si në shtator. Cili është përfitimi i opozitës? Iu dha e drejta që të rrisin numrin e këshilltarëve nga 8 në 11, që të kryesojnë disa grupe miqësie në Parlament! Dhe kur penalizohen nga Niko me shokë t’u mbahet më pak pagë. U habita se si ka mundësi të shesësh veten kaq pak?! Fitorja e madhe ishte e Ramës”, tha Alibeaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.