☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.85 ▲2.22%
ARI 4,546 ▲0.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,452 ▲ +1.19% ETH $2,056 ▲ +2.53% XRP $1.3561 ▲ +1.68% SOL $83.9800 ▲ +1.83%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.85 ▲2.22 % ARI 4,546 ▲0.47 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.85 ▲2.22 % ARI 4,546 ▲0.47 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Zgjedhjet lokale 2015

Zgjedhjet, partitë politike nga sot zyrtarisht në fushatë

Fushata elektorale për zgjedhjet vendore të 21 qershorit ka nisur zyrtarisht nga dita e sotme sipas rregullave të përcaktuar në Kodin Zgjedhor.
Ndonëse prej gati dy muajsh partitë politike i kanë paraprirë asaj me aktivitete elektorale, neni 77, pika 1 e ligjit zgjedhor përcakton se “fushata fillon 30 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 24 orë para kësaj date”.

Duke iu referuar kësaj pike, më 20 qershor dhe gjatë gjithë ditës së dielë më 21 qershor, partitë dhe mediat duhet të respektojne atë që në ligj përcaktohet si “heshtje zgjedhore”.
Kodi elektoral i njeh të drejtën çdo subjekti zgjedhor që të bëjë propagandë zgjedhore në mënyrë të ligjshme, si takime, tubime, postera publikë, ndërkohë që ajo është e ndaluar të zhvillohet në institucione publike.

“Çdo afishim i materialeve propagandistike jashtë vendeve publike të autorizuara sjell heqjen e tyre nga organet e zbatimit të ligjit, në varësi të njësisë qeverisjes vendore”, thuhet në nenin 79, pika 3, e kodit.
Gjatë fushatës zgjedhore, Radiotelevizioni Publik vë minutazh falas në dispozicion të partive politike të regjistruara në KQZ.
Respektimi i kohës televizive të fushatës së subjekteve zgjedhore në media do të monitorohet nga një bord i posaçëm i ngritur pranë KQZ-së, i cili në rast shkelje të minutazhit të parashikuar në ligj nga ana e operatorëve radiotelevizivë do të aplikojë masa ndëshkuese me gjobë, deri në bllokim të operatorit.
Në zgjedhjet për pushtetin lokal janë regjistruar zyrtarisht në KQZ 61 subjekte zgjedhorë, 52 prej të cilave janë grupuar në dy koalicione, një i spektrit të majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, i cili përfshin 37 parti dhe një koalicion i spektrit të djathtë “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”, që grupon 15 parti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.