Tiranë 28°C · Pjesërisht vranët 23 May 2026
S&P 500 7,473 ▲0.37%
DOW 50,580 ▲0.58%
NASDAQ 26,344 ▲0.19%
NAFTA 96.60 ▲0.26%
ARI 4,523 ▼0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8643 EUR/CHF 0.9117 EUR/ALL 95.3540 EUR/MKD 61.6966 EUR/RSD 117.4217 EUR/TRY 53.0482 EUR/JPY 184.68 EUR/CAD 1.6021 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8643 EUR/CHF 0.9117 EUR/ALL 95.3540 EUR/MKD 61.6966 EUR/RSD 117.4217 EUR/TRY 53.0482 EUR/JPY 184.68 EUR/CAD 1.6021
₿ CRYPTO
BTC $74,808 ▼ -3.24% ETH $2,034 ▼ -4.19% XRP $1.3244 ▼ -2.63% SOL $82.3700 ▼ -5.29%
S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 96.60 ▲0.26 % ARI 4,523 ▼0.42 % S&P 500 7,473 ▲0.37 % DOW 50,580 ▲0.58 % NASDAQ 26,344 ▲0.19 % NAFTA 96.60 ▲0.26 % ARI 4,523 ▼0.42 %
EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8643 EUR/CHF 0.9117 EUR/ALL 95.3540 EUR/MKD 61.6966 EUR/RSD 117.4217 EUR/TRY 53.0482 EUR/JPY 184.68 EUR/CAD 1.6021 EUR/USD 1.1603 EUR/GBP 0.8643 EUR/CHF 0.9117 EUR/ALL 95.3540 EUR/MKD 61.6966 EUR/RSD 117.4217 EUR/TRY 53.0482 EUR/JPY 184.68 EUR/CAD 1.6021
23 May 2026
Breaking
Politika

Zgjedhjet për kreun e PD-së, votëbesim për Sali Berishën si i vetmi në garë. Kryedemokrati: Proces demokratik! Sulmon Salianjin, krimi s’ka vend në parti

Partia Demokratike zhvillon këtë të shtunë, 23 maj, procesin e votimit për zgjedhjen e kryetarit të partisë, ku kandidat i vetëm është Sali Berisha. Për shkak të mungesës së garës, votimi po konsiderohet si një votëbesim brenda partisë, ku anëtarët do të shprehen nëse janë dakord që Berisha të vijojë të drejtojë PD-në.

Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 në të gjitha degët e Partisë Demokratike në vend dhe pritet të përfundojë në orën 18:00.

Pas mbylljes së votimit, në çdo degë ku është zhvilluar procesi do të nisë menjëherë numërimi i fletëve të votimit. Rezultatet pritet të bëhen publike pas përfundimit të numërimit në të gjitha qendrat.

Ky proces paraprin edhe mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, i cili është thirrur më 30 maj. Në fokus të këtij kuvendi do të jetë ripërtëritja e strukturave dhe organeve drejtuese të partisë, në kuadër të riorganizimit të brendshëm politik.

Zgjedhjet në PD, Salianji publikon fotot ku shkruhet emri i tij: Demokratët po reagojnë ndaj uzurpimit. Berisha: Përfaqësuesit e krimi s’kanë vend në parti

Procesi i votimit në Partinë Demokratike është shoqëruar me një përplasje në distancë mes ish-deputetit demokrat Ervin Salianji dhe kryetarit të PD-së, Sali Berisha.

Ervin Salianji, një nga figurat e përjashtuara nga gara për kreun e partisë, ka publikuar në rrjetet sociale foto dhe mesazhe që, sipas tij, i janë dërguar nga demokratë të ndryshëm gjatë procesit të votimit. Në disa prej tyre, pretendohet se në fletën e votimit është shënuar emri i tij, megjithëse në garë figuron vetëm emri i Sali Berishës.

Në reagimin e tij, Salianji falenderoi mbështetësit dhe e cilësoi procesin zgjedhor si të manipuluar dhe të papranueshëm. Salianji shton se sipas tij demokratët po reagojnë ndaj “farsës së uzurpimit të partisë”.

“Falenderim dhe mirënjohje për çdo demokrat që sot ka zgjedhur të shënojë qartësisht preferencën e tij. Po më vijnë qindra mesazhe dhe foto nga demokratë që, përmes votës, shkrimit të emrit apo refuzimit të farsës, po tregojnë se Partia Demokratike nuk është pronë personale. Ju jam mirënjohës secilit nga Shkodra në Korçë, Vlore, Kukës, Fier, Dibër, Elbasan, Gjirokastër, Berat, Lezhe, Durrës e Tiranë. Nga çdo degë po vërshojnë reagimet dhe fotot e fletës së votimit!

Falenderim edhe për mijëra demokratë të tjerë që e kanë braktisur dhe përbuzur farsën e uzurpimit të Partisë Demokratike për interesa personale.Kur gara vritet, kur alternativa përjashtohet dhe kur vula përdoret për të mbajtur peng opozitën, demokratët dinë të reagojnë me dinjitet. Këto mesazhe janë më shumë se mbështetje personale. Janë një refuzim i frikës, i imponimit dhe i shndërrimit të PD-së në një strehë për interesa personale! Ne nuk dorëzohemi. Do ta çmontojmë këtë farsë me kurajo, me demokratë të lirë dhe me besimin se Partia Demokratike do t’u kthehet anëtarëve dhe qytetarëve”, shkruan Salianji.

Nga ana tjetër, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i pyetur nga mediat pas votimit, u shpreh se “përfaqësuesit e botës së krimit nuk do kenë kurrë vend në këtë parti”.

“Unë besoj se përpjekjet e një përfaqësuesi të botës së krimit nuk mund ta përlyejnë këtë proces më demokratik në Shqipëri. Përfaqësuesit e botës së krimit nuk do kenë kurrë vend në këtë parti dhe kjo është ndarja me botën e krimit, kjo është ndarje për jetë a vdekje. Askush nuk mund të mendojë të konsiderojë fuqi në këtë parti për fuqinë e krimit,” u shpreh Berisha.

Berisha voton në selinë e PD-së: Procesi zgjedhor demokratik, anëtarët të marrin pjesë në votim

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka votuar në sallën “Gramoz Pashko” në selinë qendrore të PD-së, në kuadër të procesit të brendshëm zgjedhor të partisë për zgjedhjen e kryetarit. Ky proces cilësohet edhe si një votëbesim ndaj tij, pasi ai është kandidati i vetëm në garë.

Pas votimit, Berisha vlerësoi procesin zgjedhor brenda partisë si shembullor dhe demokratik, duke theksuar se pjesëmarrja e anëtarëve është shprehje e vullnetit politik të demokratëve në mbarë vendin.

“Të gjithë demokratët që kanë votuar deri tani në gjithë Shqipërinë, në një proces shembullor, në mënyrë demokratike dhe referendare, i shprehin besimin ose vullnetin e tyre për kryetarin apo edhe kundër tij,” u shpreh Berisha.

Ai i bëri thirrje anëtarëve të Partisë Demokratike që ende nuk kanë votuar, të marrin pjesë në proces, duke e konsideruar atë një detyrim të rëndësishëm statutor dhe një shprehje të demokracisë së brendshme të partisë.

“Ftoj të gjithë demokratët që ende nuk kanë votuar të përmbushin këtë detyrim të rëndësishëm statutor ndaj një procesi demokratik. I garantoj se do të përmbush detyrimet e mia ndaj besimit të tyre dhe qëndrimeve të tyre,” deklaroi ai.

2420 anëtarë të PD me të drejtë vote në qarkun Vlorë. Anëtarja demokrate: Ka interes për të votuar

Në qarkun e Vlorës vijon procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike, ku anëtarët e partisë po i drejtohen kutive të votimit për të shprehur qëndrimin e tyre për drejtimin e forcës politike.

Procesi synon konfirmimin në krye të partisë të Sali Berisha, i cili është kandidati i vetëm në këtë garë, duke e kthyer votimin në një proces votëbesimi nga anëtarësia.

Sipas strukturave lokale të PD-së në Vlorë, pjesëmarrja pritet të jetë e konsiderueshme, ndërsa në disa degë numri i anëtarëve aktivë mbetet i lartë.

“Deri tani shohim që ka interes, shpresojmë të vijojë me këtë ritëm pjesëmarrja”, tha një anëtare e stafit të qendrës së votimit.

Në qarkun e Vlorës, numri i anëtarëve me të drejtë vote është:

Vlora: 1600 anëtarë

Himara: 320 anëtarë

Selenica: 500 anëtarë

Votimi për kreun e PD në Lezhë, rreth 4 mijë anëtarë me të drejtë vote

Procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike vijon në degën e Lezhës.

Që në orët e para të mëngjesit, anëtarët demokratë i janë drejtuar selisë së PD-së në qytetin e Lezhës për të ushtruar të drejtën e votës, në një proces që po zhvillohet sipas parimit “1 anëtar, 1 votë”.

Rreth 4 mijë anëtarë të Partisë Demokratike në Lezhë kanë të drejtë vote, ndërsa procesi po administrohet nga dy komisione të ngritura posaçërisht për të garantuar mbarëvajtjen dhe transparencën e zgjedhjeve.

Votëbesimi për Sali Berishën, numri i anëtarëve në degët e PD në qarkun Fier dhe pritshmëritë e pjesëmarrjes

Procesi i votimit për kryetarin e Partisë Demokratike po zhvillohet normalisht në të gjitha degët e qarkut Fier, ku anëtarësia po shpreh mbështetjen për Sali Berisha, kandidatin e vetëm në garë.

Në degën e Fierit, sipas kryetarit Ardian Ferro, janë 1750 anëtarë në listën aktive, ndërsa pjesëmarrja e pritshme në votime llogaritet rreth 70%.

Në Mallakastër, dega numëron 600 anëtarë dhe pritet të votojë mbi 60% e anëtarësisë.

Në Patos, kryetari i degës Pëllumb Hoxha bën me dije se lista përmban 620 anëtarë, ndërsa pjesëmarrja e pritshme është rreth 60%.

Ndërkohë, në Roskovec, sekretari i degës Dritan Dogani deklaron se dega ka 710 anëtarë në listë dhe pritet pjesëmarrje mbi 60%.

Edhe në Lushnjë procesi pritet të jetë aktiv. Lista e anëtarësisë përfshin 2500 anëtarë, ndërsa pjesëmarrja në votime pritet të kalojë 55%.

Procesi i votimit ka nisur normalisht edhe në degën e Divjakës, ku pritet të votojnë rreth 600 anëtarë.

Ndërkohë, kujtojmë se në Roskovec, Patos dhe Mallakastër zgjedhjet për kryetarët e rinj të degëve janë zhvilluar rreth tre javë më parë. Ndryshe paraqitet situata në Fier, Lushnjë dhe Divjakë, ku procesi për zgjedhjen e drejtuesve lokalë ende nuk është zhvilluar.

Në degën e Fierit, me një vendim të posaçëm të firmosur nga Sali Berisha dhe sekretari i përgjithshëm i PD-së Flamur Noka, u ngrit një grup pune prej 43 anëtarësh që zëvendësoi strukturat drejtuese të degës. Ky reorganizim erdhi pas dorëheqjeve që pasuan humbjen e thellë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit.

“Mos vdeksha derisa të shoh Saliun lart e më lart”, demokrati në Fier voton në kreun e PD

Procesi i votimit për kryetarin e Partisë Demokratike po zhvillohet normalisht edhe në degën e Fierit. Votimi ka nisur prej orës 08:00 dhe po mbahet në ambientet e selisë së PD-së në qendër të qytetit.

Që në orët e para të mëngjesit, anëtarët demokratë i janë drejtuar kutive të votimit për të dhënë votën e tyre në procesin që konsiderohet si votëbesim për kryetarin aktual të partisë, Sali Berisha, i cili është kandidati i vetëm në garë.

Mbështetës të PD-së në Fier janë shprehur optimistë për vijimin e drejtimit të Berishës në krye të partisë.

“Jam këtu për të votuar për kryetarin e Partisë Demokratike. Unë jam anëtar i PD dhe mendoj se po ndjek një rrugë të drejtë. Kur erdhi Berisha tha se vdekja është ligj për të gjithë, por ishalla mos vdeksha derisa të shoh Saliun lart e më lart. Ai mundohet për më mirë për popullin”, u shpreh një anëtar i PD-së në Fier.

Procesi i votimit pritet të përfundojë në orën 18:00, ndërsa më pas do të nisë edhe numërimi i votave në degët ku është zhvilluar votimi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.