Kosova

Zgjidhje e vetme, kompromisi mes subjekteve politike

zgjidhje-e-vetme-kompromisi-mes-subjekteve-politike_hdTejkalimi i krizës institucionale në Kosovë, sipas analistëve është në duart e liderëve politikë. Njohës të rrethanave politike në vend, theksojnë se e vetmja zgjidhje është kompromisi mes subjekteve politike.

Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit ka dështuar edhe më 18 shtator, duke e quar në dështim seancën konstituive për herë të dytë.

Analisti Dren Doli, ka thënë për Radio Kosovën se ngërçi politik i krijuar që pas zgjedhjeve te tetë qershorit, mund të tejkalohet vetëm më konsensus mes subjekteve politike.

Sipas Dolit, zgjidhja e krizës institucionale varet nga vet politikanët.

“Blloku mund ta zgjedh me dëshirën e vet një kandidat të PDK-së për kryetar të Kuvendit dhe pas formimit të grupit të tyre parlamentar ta shkarkojë atë dhe ta realizojë qëllimin e tyre politik për të zgjedhur Isa Mustafën kryetar të Kuvendit”, tha ai.

Edhe analisti Albert Krasniqi, ka potencuar se vetëm kompromisi e shpëton Kosovën nga kjo situatë e zhytur tash e më shumë se tre muaj.

Ndërkohë, Krasniqi ka shtuar se vazhdimi i seancës nuk mund të prolongohet pafundësisht dhe nuk duhet pritur me javë për ta thirrur seancën.

“Kryesuesja duhet t`i ftojë përfaqësuesit e subjekteve politike në mënyrë që të konsultohet për vazhdimin e seancës dhe përfaqësuesit kësaj here duhet t`i përgjigjen pozitivisht ftesës për shkak se nuk ka arsye për ta refuzuar. PDK mund të provojë edhe herëve të tjera por mund të jenë tentime të pafundme, për shkak se problemi nuk është për kandidatin e PDK-së por janë probleme tjera që kanë të bëjnë me refuzimin për të bashkëqeverisur me PDK-në”, tha ai.

Ndryshe, seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka dështuar për herë të dytë meqë deputetët nuk po arrijnë ta zgjedhin kryeparlamentarin.

Kandidati i PDK-së Arsim Bajrami nuk arriti t`i marr votat e mjaftueshme ndërsa blloku LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje, në seancën e 18 shtatorit nuk e patën propozuar Isa Mustafën kandidat për kryetar të Kuvendit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button