⛅
Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲0%
ARI 3,899 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,883 ▲ +0.44% ETH $2,263 ▲ +0.36% XRP $1.2476 ▼ -0.31% SOL $93.9700 ▼ -1.53%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
02 Nën 2026
Breaking
Kronika

Zjarr i përmasave të mëdha në kodrat e Shkodrës, flakët përhapen me shpejtësi, ndërhyrje me helikopter për mbrojtjen e

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke vënë në rrezik edhe banesat pranë vatrës së zjarrit.

Për shkak të erës së fortë dhe terrenit të thyer, flakët janë përhapur me shpejtësi në sipërfaqet me bimësi. Për izolimin dhe shuarjen e zjarrit është ndërhyrë edhe nga ajri, me një helikopter.

Në terren janë angazhuar 6 mjete zjarrfikëse të Bashkisë Shkodër, së bashku me efektivët përkatës, si dhe një bot uji i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike.

Në operacion marrin pjesë gjithashtu strukturat e Emergjencave Civile, Shërbimi Pyjor dhe përfaqësues të njësive administrative Rrethina dhe Postribë.

Falë ndërhyrjes së forcave në terren, deri tani janë mbrojtur 15 banesa, duke shmangur rrezikun për familjet që jetojnë në zonë.

Operacioni për shuarjen e flakëve vijon edhe me mbështetjen e një mjeti zjarrfikës të Repartit Ushtarak Vau i Dejës, në koordinim me Prefekturën e Qarkut Shkodër dhe Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC).

Forcat në terren po punojnë për izolimin e plotë të vatrave dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit drejt zonave të banuara.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.