⛅
Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,164 ▼ -1.49% ETH $2,238 ▼ -0.38% XRP $1.2427 ▼ -0.83% SOL $95.6600 ▼ -1.71%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Eksperti i sigurisë: Kërcënimet e BIA-s ndaj Pandurit zbulojnë fytyrën agresive të Beogradit

Eksperti i sigurisë Avni Islami ka reaguar pas deklaratave të shefit të Departamentit të Analitikës së BIA-s serbe, Relja Zheljko, ndaj moderatorit Ermal Panduri.

Islami ka thënë se cilësimi i Pandurit si “njeri i rrezikshëm” dhe me “qasje antiserbe” tregon, sipas tij, qasjen e Beogradit ndaj zërave kritikë dhe institucioneve të Kosovës.

Ai ka pretenduar se Zheljko, që nga viti 2018, ka zhvilluar një fushatë sulmesh dhe denigrimi ndaj shqiptarëve dhe Kosovës, duke e akuzuar BIA-n për përdorimin e propagandës kundër Republikës së Kosovës.

“Željko përdor një strategji shumë të rrezikshme ku i paketon bashkë Albin Kurtin, institucionet e Kosovës, AKI-në dhe vlerat e shenjta të UÇK-së si një ‘makinë agresive’ që kinse e kërcënojnë Serbinë”, ka shkruar Islami.

Sipas tij, këto veprime përbëjnë “luftë të hapur hibride” dhe paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare të Kosovës.

Islami ka deklaruar gjithashtu se, sipas tij, në Beograd vazhdon të jetë e pranishme mendësia e viteve ’90, ndërsa gazetarët dhe institucionet e Kosovës trajtohen si objektiva të aparatit të inteligjencës serbe.

Në fund, eksperti i sigurisë ka bërë thirrje për unitet dhe kundërshtim të asaj që e cilëson si propagandë të BIA-s.

“Na takon të gjithëve të jemi të bashkuar dhe të ndajmë të vërtetën, duke treguar se Kosova nuk thyhet as nga shantazhet e BIA-s dhe as nga listat e tyre të rrezikshme”, ka shkruar Islami./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.