Zjarri shkrumbon 57 ullinj, banorja e Levanit: Të gjendet ai që i vuri flakën, të dënohet!
Zjarri që përfshiu ditën e djeshme zonën e Levanit në Fier ka lënë pasoja të mëdha ekonomike për banorët e zonës, pasi ata kanë humbur të mbjellat dhe pemët e tyre.
Një banore e kësaj zone tha se ka 47 vite e martuar në këtë fshat dhe nuk ka parë një zjarr të tillë. Po ashtu, ajo kërkoi dënimin e personit që vendosi zjarrin.
“Jam shumë e shqetësuar! Kam 47 vite martesë në këtë fshat, po si ky zjarr nuk kemi parë kurrë! Para një muaji na u dogjën ullinjtë. Kërkojmë nga personi që ka vënë zjarrin, se lërë çfarë thonë ata, këtu ka dorë. A bari, a ndonjëri ka djegur mbeturina, të digjet si malli jonë, se ne me këta ullinj ushqehemi”, tha ajo.
Banorja tha se e kanë përjetuar keq djegien e ullinjve, teksa theksoi se nga vjelja e tyre varet ekonomia familjare.
“Tërë natën në dëzhur, se qanim për fëmijët që i kemi të larguar, se punuam tërë beharët dhe vajtën dy ditë me pushime dhe në fund nuk gjetën asgjë. Frikë? Burri im, 75 vjeç, qante si çilimi. Na janë djegur 57 rrënjë ullinj në njërën anë dhe nga ana tjetër”, deklaroi e moshuara.
Ndërsa për zjarrin bëri fajtorë banorët e zonës, për të cilët tha se janë përgjegjës për zjarrin katastrofik.
“Shteti edhe gjethet e pemëve të na japë, s’na mbulon dot, se jemi në fajtorë të shtetit. Shteti ka fajet e tij, por fajet kryesore i kemi ne që bëjmë këtë punë”, u shpreh ajo.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.