☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 05 September 2026
S&P 500 7,719 ▼0.38%
DOW 53,414 ▼0.51%
NASDAQ 26,507 ▼0.29%
NAFTA 91.48 ▲0.2%
ARI 4,477 ▼1.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8592 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1660 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3410 EUR/TRY 56.2380 EUR/JPY 181.41 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8592 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1660 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3410 EUR/TRY 56.2380 EUR/JPY 181.41 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $79,956 ▲ +0.41% ETH $2,478 ▲ +1.11% XRP $1.4194 ▲ +1.41% SOL $103.8400 ▲ +2.21%
S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0.2 % ARI 4,477 ▼1.39 % S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 91.48 ▲0.2 % ARI 4,477 ▼1.39 %
EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8592 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1660 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3410 EUR/TRY 56.2380 EUR/JPY 181.41 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8592 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1660 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3410 EUR/TRY 56.2380 EUR/JPY 181.41 EUR/CAD 1.6064
05 Sep 2026
Breaking
Kronika

“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

Gazetari Artan Hoxha ka folur lidhur me ekzekutimin e Viktor Bardhit në Mirditë, duke e cilësuar ngjarjen si pjesë të një konflikti të gjatë mes dy fiseve.

Hoxha u shpreh se për të kjo ngjarje “nuk ka kokërr misteri”, ndërsa ngriti pikëpyetje të forta për faktin se autorët e disa vrasjeve të lidhura me këtë konflikt nuk janë arrestuar.

“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri. Është ngjarje që më ka shkuar buza pas duke e përmend. Në Mirditë, prej më shumë se një dekade, kemi dy fise në konflikt që s’i zgjidh shteti”, deklaroi Hoxha.

Sipas tij, bëhet fjalë për një përplasje të gjatë mes familjeve Bardhi dhe Reçi, e cila është përshkallëzuar në një seri vrasjesh dhe atentatesh.

“Ndryshe nga këta në jug, këta ia kanë futur pushkës direkt. Si është e mundur që të ndodhin kaq shumë ngjarje dhe në asnjë rast nuk kapen autorët. Këtij zotërisë që u vra, i vranë vëllain para komisariatit dhe nipin. Të gjithë në Rrëshen e dinë se kush e bëri. Vetëm policia s’e di”, tha ai.

Gazetari tha se konflikti ka nisur vite më parë për një ngarkesë heroine në Romë dhe më pas është përshkallëzuar, duke krijuar një cikël hakmarrjeje që vijon ende.

“Ky konflikt po e përgjak atë zonë. Konflikti është i njëjtë. Nisi në fillim për një ngarkesë në Romë, heroinë. Këtu nisi me njërën palë. Pjesa tjetër ka shkuar në këtë situatë. Janë hapur varre që nuk po mbyllen, por janë bërë si gur kilometrik. Është histori që nuk ndalon dhe nuk ka për të mbaruar. Ata janë të lutur që t’i hanë kokat”, u shpreh ai.

Hoxha tha se mungesa e ndërhyrjes së shtetit ka krijuar terrenin që konflikti të vazhdojë, duke paralajmëruar se situata mund të sjellë viktima të tjera.

“Nëse njëra nga palët nuk asgjësohet, kur nuk ndërhyn shteti, ndaj po asgjësohet njëra palë. Të pyesësh në Rrëshen, e dinë se kush është familja Bardhi. Kjo nuk është ngjarja e fundit, por e radhës.”, tha gazetari në emisionin “Kjo Javë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.