🌤️
Tiranë 5°C · Kryesisht kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,821 ▲ +0.65% ETH $2,006 ▲ +0.55% XRP $1.3344 ▼ -0.12% SOL $82.7200 ▼ -0.04%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Zonat e mbrojtura, projektet private duhet të marrin miratimin e Këshillit Kombëtar të Territorit

Në seancën plenare të ditës së sotme që ishte e fundit për këtë legjislaturë u miratua projektligji “Për Zonat e Mbrojtura”.

Qëllimi është që të përmirësojë kuadrin ligjor aktual të Zonave të Mbrojtura si një domosdoshmëri ndaj rritjes së kërkesave të menaxhimit dhe mbrojtjes së këtyre territoreve, si dhe ndryshimit të legjislacionit europian në këtë fushë.

Për herë të parë në ligj është parashikuar që një investim privat në një zonë të mbrojtur nuk do të duhet të marrë vetëm miratim nga Ministria e Mjedisit, por do të duhet të kalojë për shqyrtim edhe në Këshillin Kombëtar të Territorit.
Nga ana tjetër parashikohet një kategorizim i zonave të mbrojtura nga ato rreptësishtë të ndaluara për aktivitete të ndryshme e deri tek ato ku do të mund të lejohen aktivitete të ndryshme.

Ligji “Për zonat e mbrojtura”, synon përmirësimin e disa elementeve dhe problematikave të vërejtura deri më sot. për Zonat e Mbrojtura duke synuar një menaxhim efektiv dhe të pavarur të të gjithë Zonave të Mbrojtura ekzistuese dhe ato që do të shpallen që nga hartimi i planit të menaxhimit të një zone e deri tek administrimi i vazhdueshëm i saj nëpërmjet menaxherëve që janë strukturat e vartësisë së Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.

Ligji sjell vetëm përparësi në përfitimet që do të kenë Zonat e Mbrojtura, të shpallura aktualisht apo ato që do të shpallen në të ardhmen duke përcaktuar qartë procedurën e shpalljes së një zone të mbrojtur.

Projektligji “Për Zonat e Mbrojtura” ka kaluar përgjatë një viti në një sërë konsultimesh me publikun. Janë zhvilluar rreth 12 tavolina të rrumbullakta mbi të cilat është diskutuar drafti me përfaqësues të universiteteve dhe botës akademike, shoqërisë civile dhe përfaqësues të institucioneve të huaja dhe donatorëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.