🌤️
Tiranë 27°C · Kryesisht kthjellët 08 June 2026
S&P 500 7,420 ▲0.49%
DOW 50,775 ▼0.18%
NASDAQ 26,020 ▲1.21%
NAFTA 91.30 ▲0.84%
ARI 4,359 ▼0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $63,353 ▲ +1.72% ETH $1,679 ▲ +2.63% XRP $1.1600 ▲ +1.4% SOL $66.7400 ▲ +1.86%
S&P 500 7,420 ▲0.49 % DOW 50,775 ▼0.18 % NASDAQ 26,020 ▲1.21 % NAFTA 91.30 ▲0.84 % ARI 4,359 ▼0.15 % S&P 500 7,420 ▲0.49 % DOW 50,775 ▼0.18 % NASDAQ 26,020 ▲1.21 % NAFTA 91.30 ▲0.84 % ARI 4,359 ▼0.15 %
EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074
08 Jun 2026
Breaking
Kosova

Zv/ministri i Financave në Kosovë akuzon kryetarin e Skënderajt për dhunë fizike, reagon ashpër Albin Kurti

Një përplasje që nisi në një kafene në qendër të Skënderajt trazoi politikën e së enjtes në Kosovë. Akuza për dhunë fizike, “bandë”, provokim politik dhe ndërhyrje truprojash kanë shpërthyer dje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetarit të Skënderajt, Sami Lushtaku.

Në qendër të incidentit është Hysni Mehani, kryetar i VV-së në Skënderaj dhe zëvendësministër i Financave, i cili pretendon se është sulmuar fizikisht nga Lushtaku dhe shoqëruesit e tij në kafeterinë “Solo”. “Të dashur miq jam sulmuar nga Sami Lushtaku dhe banda e tij. Telefonin personal ma kanë marrë. Lus policinë të mbrojë familjen time dhe ftoj familjarët për përmbajtje ”, shkroi Mehani në rrjete sociale. Pak më vonë reagoi edhe Vetëvendosje, e cila publikoi foton e Mehanit ku ai duket i përgjakur dhe e përshkroi ngjarjen si “sulm brutal”. Sipas versionit të partisë, Mehani ishte duke pirë kafe me deputeten Arjeta Fejza dhe aktivistë të VV-së kur fillimisht është goditur me grusht dhe më pas me gotë në kokë. VV-ja pretendon se gjatë përplasjes është sulmuar edhe sekretari i degës në Skënderaj, Bahri Zabeli, i cili kishte tentuar të ndërhynte për të shmangur eskalimin.

“Fillimisht, Hysni Mehani është goditur me grusht, ndërsa më pas edhe me gotë në kokë. Pas përpjekjes së Sekretari të Qendrës, Bahri Zabeli për të parandaluar përshkallëzimin është sulmuar dhunshëm nga shoqëruesit e Sami Lushtakut edhe ai duke pësuar goditje të rënda. Hysni Mehani aktualisht është duke marrë trajtim mjekësor. Ky sulm fizik banditesk tregon qartë pse këta njerëz nuk e kanë vendin në udhëheqje të institucioneve publike”, deklaroi partia, duke kërkuar reagim urgjent nga drejtësia dhe distancim të PDK-së. Por krejt ndryshe e paraqet ngjarjen Sami Lushtaku. Kryetari i Skënderajt pretendon se objektiv i provokimit ishte ai dhe akuzon drejtpërdrejt pushtetin e Albin Kurtit. “Pushteti i Albin Kurtit përmes mekanizmave të tij tentoi që sot të më sulmojë në Skënderaj”, shkroi Lushtaku. Kurti nga ana tjetër e dënoi sulmin. “Qeveria e Kosovës e dënon këtë sulm qyqar e të papranueshëm që shpërfaq mendësi banditeske”, deklaroi Kurti.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.