Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 14 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
₿ CRYPTO
BTC $70,648 ▼ -0.76% ETH $2,076 ▼ -1.46% XRP $1.3908 ▼ -0.47% SOL $86.9500 ▼ -2.26%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
14 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Zv/ministrja Paskali prezanton në Shkup turizmin shqiptar

Në prag të sezonit të ri turistik, zv/ministrja shqiptare e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Brunilda Paskali, ka prezantuar në një konferencë rajonale në Shkup risitë që do të ofrojë bregdeti shqiptar këtë vit.

Para përfaqësuesve të vendeve të rajonit, Paskali tha se Shqipëria ka potencial të madh për turizëm dhe se këtë vit do të ofrojë destinacione të reja për pushuesit. Ajo përmendi edhe ligjin e ri të Turizmit, me të cilin, sipas saj, qeveria shqiptare po kërkon rritjen e cilësisë dhe vendosjen e standardeve të mirëfillta në këtë fushë, që do ta bëjnë vendin një destinacion më të preferuar për shtetasit e huaj.

“Në këtë vit kemi filluar një aksion të madh. Kemi 2-3 muaj që po punojmë intensivisht për të ofruar një ambient shumë të pastër në plazhet tona. Së dyti, jemi duke punuar me strukturat hoteliere për të ofruar shërbime sa më cilësore në shërbimin e përditshëm, e njëkohësisht janë disa ture të reja. Mendohet që të hapet Gjiri i Karaburunit për t’u vizituar apo edhe ishulli i Sazanit”, tha Paskali.

Sa u përket turistëve nga Maqedonia, që vitin e kaluar kanë zënë vendin e dytë të vizitorëve në Shqipëri, Paskali theksoi se pret që numri i tyre këtë sezon të rritet të paktën me 20%.

Nga ana tjetër, ministri maqedonas i Ekonomisë, Bekim Neziri, tha se në 8 vitet e fundit, turizmi në Maqedoni është zhvilluar ndjeshëm, falë investimeve të qeverisë në këtë fushë. Megjithatë, ai parashikon këtë vit një sezon të varfër turistik, për shkak të krizës politike në Shkup. “Në këtë fazë, aspektet negative janë ende të paevidentuara, ende janë të vogla, por nëse kjo situatë vazhdon me këtë ecuri, unë besoj që në nje periudhë afatmesme do të kemi probleme serioze”, tha Neziri.

Për të tërhequr sa më shumë vizitorë të huaj në vendet e Ballkanit, pjesëmarrësit në konferencën rajonale që u mbajt në Shkup nënvizuan nevojën e thellimit të bashkëpunimit midis këtyre vendeve në fushën e turizmit, përmes ofrimit të paketave turistike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.